Megjithatë, numri i personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur ulje me 1.941 në krahasim me 2.972 dje. Mediat italiane shkruajnë se tendenca e infeksionit po zvogëlohet ngadalë.
Në Lombardi ka 51.532 njerëz pozitivë me një rritje në 24 orët e fundit prej 1,079 raste (nga të cilat 112 në Milano). Ka edhe 297 të vdekur (gjithsej 9.202 janë viktima në urgjencat spitalore). “Situata në përmirësim të ngadaltë, por të qëndrueshëm,” tha Këshilltari Rajonal për Mirëqenie, Giulio Gallera. Numri total i viktimave në Itali ka shkuar në 16 523.
Ndërkohë, pacientët në kujdesin intensiv janë në rënie. Aktualisht, 3,898 pacientë janë në reparte, 79 më pak se dje. Nga këto, 1,343 janë në Lombardi. Nga 93,187 pacientë në përgjithësi, 28.976 janë shtruar në spital me simptoma.