Rekord! Konferenca e Donatorëve mbledh 1.15 miliardë euro për Shqipërinë

Aktualitet Sociale

Konferenca e Donatorëve ka mbledhur një shumë marramendëse për procesin e rindërtimit në Shqipëri, duke kaluar të gjitha pritshmëritë.

Kështu, janë mbledhur në Bruksel plot 1.15 miliardë euro, duke thyer një rekord, pasi dëmet e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019 arrinin në rreth 1 miliard euro.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju”, tha komisioneri për zgjerimin.

Vendet që dhuruan më shumë për Shqipërinë ishin Franca, e cila befasoi duke dhuruar 100 mijë euro grante për projekte, si dhe 60 mijë euro të tjera për rindërtimin e sistemit ujor; Italia me një shifër prej 65 milionë euro, Zvicra me 9 milionë euro, Emiratet e Bashkuara Arabe me 70 milionë euro për ndërtimin e 2 mijë banesave, Turqia me 46 milionë euro për ndërtimin e 500 shtëpive dhe xhamive, Gjermania me 11 milionë euro, e shumë vende të tjera.

 

Share: