Shifrat nga INSTAT: Shqipëria eksporton 35 miliardë lekë ushqime, por importon 110 miliardë lekë

Aktualitet Sociale

Gjatë vitit 2019, Shqipëria ka eksportuar 35 miliardë lekë ushqime, pije e duhan.

Në listën e grumallrave, ky mund të renditet si më pozitivi për Shqipërinë sa i përket eksporteve pasi në krahasim me vitin 2018, ka njohur një rritje me 3 miliardë lekë.

E sa i përket importeve, rezulton se në vitin 2019 Shqipëria ka marrë nga jashtë 110 miliardë lekë ushqime, pije e duhan.

Në krahasim me vitin 2018, importet nga ky grupmallrash kanë njohur një rritje prej 4 miliardë lekësh.

Share: