Edhe ditën e sotme moti parashikohet me reshje në të gjithë territorin.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarkun e Shkodrës priten reshje lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta deri lokalisht të dobëta Shumica e reshjeve priten sot pasdite.
Era parashikohet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 8 / 18 °C
në vendet malore: 3 / 12 °C