Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja qe u plagos ne atentat ne Shkozet pak dite me pare nderroi jete sot ne ambientet e Spitalit Ushtarak.
Atentati ndodhi rreth 16:30 të pasdites se 1 nentorit, ku makina me targa AA 333 ZD e drejtuar nga Maloku dhe me pasagjerë prokurorin Ndoja dhe Muharremajn u qëllua me breshëri plumbash nga persona të panjohur dhe më pas doli nga rruga. Policia njoftoi gjithashtu se Maloku u transportua për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ishin jashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Durrësit.
Gjykata e Krimeve të Rënda e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Redjan Rrajës – i dyshuar për atentatin e ndodhur më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit në Durrës dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” gjatë një seance të mërkurën.
Rraja akuzohet për veprat penale të “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Redjan Rraja u arrestua më 5 nëntor, pasi grupi hetimor konstatoi një gjurmë papilare (gishtash) në një palë syze të gjetura në makinën e braktisur nga autorët e krimit, pas atentatit me kallashnikov ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe personit me precedentë, Landi Muharremi, i njohur gjithashtu me emrin Aleksandër Laho. Të tre mbetën të plagosur.