Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës me ç`rast edhe i është falënderuar miqve të Kosovës, me theks të veçantë Amerikës për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.
“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Thaci në një postim në “Facebook”.