Një aksident në Tiranë ka lënë të vdekur një 46 vjeçar, i cili po udhëtonte me një motoçikletë dhe është përplasur nga një automjet.
Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Farkë, ku automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.
Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.