Pas situatës së tensionuar të krijuar në Kryeministri, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar me një postim në Twitter.
Lleshaj i ka kërkuar qytetarëve të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë.
“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, shkruan Lleshaj në Twitter.