Projekti i Unazës së Re do të vijojë pavarësisht situatave që e kanë shoqëruar atë. Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku në një dalje para mediave tha këtë të martë se projekti në vetvete është kompleks por ai do të vazhdojë. Sipas saj projektit mund t’i bëhen përmirësime por ai nuk do të anulohet. Për të parë një zgjidhje më të mirë ministrja nënvizoi se specialistet dhe bashkia janë ulur në një tryezë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje sa më adapte për lotin 3. Ministrja nënvizoi gjithashtu se asnjë familje që preket nga zbatimi i këtij projekti nuk do të lihet në mes të rrugës.
“Arsyeja pse jam sot para jush është për ti dhënë fund aludimeve, deklaratave të rreme mbi projektin e Unazës së Re. Për ti bërë të qartë kujtdo që projekti është i përmirësueshëm por jo i bllokueshëm dhe aq më pak i anulueshëm. Tirana dhe gjithë Shqipëria kur kalon në atë segment në qytet s’mund të merren peng nga askush dhe nga asnjë. Është folur për kosto dhe kilometra por projekti është tejet kompleks dhe me një numër të konsiderueshëm nyejsh dhe veprash arti në një distance realtivisht të shkurtë por ama në një zonë të banuar ku intensiteti i banimit dhe aktivitetet do të shkoje duke u rritur. Pra edhe kompleksiteti i projektit ka arsyet e vetme legjitime. Informoj se loti 2 dhe 3 vazhdojnë sipas procedurave të kryera. Po ashtu procesi i shpronësimit është në vijim sipas ligjit dhe për çdo subjekt që gëzon një titull pronësie. Familje në mes të rrugës edhe kur s’kanë një titull pronësie ne nuk do të lemë. Prishja e godinave do të vazhdojë pa asnjë diferencim sipas ligjit. Kam vendosur krijimin dhe zhvillimin e një tryeze me specialistë dhe bashkinë për të parë projektin duke mos përjashtuar edhe ndërhyrje për përmirësim. I kam kërkuar ARRSH që në vijim ccdo garë të jetë transparente para syve të publikut Gjithashtu dy akset Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara ia kam kaluar qeverisë për të siguruar një debat transparent mbi fakte dhe shifra lidhur me to ” tha Balluku.
Aktualisht projekti për Unazën e Madhe ka shfaqur problematika duke nisur nga rezistenca e banorëve që preken të cilët prej muajsh janë tashmë në protestë e deri tek loti i parë ende nuk ka një kompani zbatuese pas skandalit me DH Albania dhe rishpallje së garës.
Në garën e dytë vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmoi se kompanitë pjesëmarrëse nuk plotësonin kushtet e vendosura çka bëri që të s’kualifikoheshin të gjitha ofertat. “Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s ’kualifikimin e ofertave të paraqitura. Sot do t’i paraqitet ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH-së, dialogu dhe transparenca do të jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotet e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet” do të nënvizonte drejtorja e ARRSH Sonila Qato javën e shkuar.