E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i dytë i pallatit duke larë xhamat, humb jetën

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një grua ka humbur jetën pak para mesditës në Fier pasi ka rënë nga pallati. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, ku gruaja e identifikuar Roza Deliu, 50 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen.

  • foto galeri

Sipas dëshmive, 50-vjeçarja ka qenë duke larë xhamat e dritares. Pranë vendit janë mbledhur dhjetëra qytetarë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share: