E rëndë burgun grek/ Vetëvritet 40-vjeçari shqiptar, akuzohej për tentativë vrasjeje

Kronikë Kryesore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun grek të Koridhalos. Një 40-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Mediet greke raportojnë se shqiptari ishte i paraburgosur për “tentativë vrasjeje” të një të afërmi të tij.

Nuk dihen ende shkaqet, që e kanë çuar 40-vjeçarin shqiptar drejt aktit të rëndë, por policia greke ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet.

Share: