Skema e rimbursimit të ilaçeve për shqiptarët është shumë e komplikuar, vetëm që pacientet të mos përfitojnë ilaçet e shtrenjta, edhe pse në listën e rimbursimit, nuk ka alternativa përveç një medikamenti 14 000 lekë pension, 9600 ilaçi i zemrës.
Sefi Pëllumbi,një pensionist nga Berati, i cili vuan nga insufiçenca kardiake , ankohet në Fiks, pasi prej katër muajsh sorollatet dhe nuk merr dot medikamentin Entresto , një barn i kushtueshëm. Ai merr një pension prej 14 000 lekësh, ndërkohë një kuti e këtij medikament kushton 9600 lekë.
Arrin të blejë vetëm katër tableta të Entrestos dhe gjithë muajin pi vetëm ato.
Tregon se ka ndjekur të gjitha hapat që i ka thënë mjeku i familjes, ka bërë vizitë tek kardiologu i spitalit të beratit, ka bërë vizitë te kardiologu i QSUT-së, ka bërë ekografinë e zemrës siç e kërkon libri i rimbursimit të barnave, ka marrë recetë nga të dy mjekëtt kardiologë që duhet të kurohet me Entresto.
Por mjeku i tij i familjes u transferua nga Berati në Tiranë dhe që prej asaj dite ai nuk merr dot ilaçet me rimbursim. Asnjë mjek i Beratit nuk merr përsipër që të vulosë ilaçet e tij me rimbursim.
Fiks Fare u interesua pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Berat dhe mjeku i familjes e njëkohësisht drejtor i kësaj qendre Spartak Caka shpjegoi për Fiksin se nuk mund të shtojë medikament tjetër në listë për Z. Sefi, pasi ai nuk ishte pacienti i tij.
Përkohësisht ai mbulon pacientët e mjekes që ka marrë transferimin dhe ekzekuton recetat e mëparshme. Ai shpjegon se mjekët kanë një kontratë me Fondin e Barnave, e cila ka kufizime në rimbursim të cilën nuk mund ta shkelin, e kjo shpesh herë sjell përplasje mes tyre dhe mjekëve specialist.
Pra mjeku pranon se i ka duart e lidhura dhe nuk mund te shtoje paciente te tjerë me liste te gjate medikamentesh me rimbursim se tejkalonin kufirin e vendosur nga Fondi
Sipas drejtorit te qendrës shëndetësore, medikamenti “Entresto” duhet të merret me konsultë nga dy specialistë, pra duhet të ketë dy vula, dhe një EKO nga kabineti i QSUT-së.
Pacienti e ka rekomandimin e mjekut kardiolog te QSUT dhe libri i rimbursimit te barnave nuk përcakton vule te dyte nga QSUT-ja
Nga ana tjetër ilaçi “Entresto” është i vetëm në listën e rimbursimit dhe nuk ka alternativë tjetër dhe as kufizime te tjera për dhënien e tij me rimbursim.
Fiksi arriti të regjistrojnë pensionistin Pëllumbi në një mjek tjetër familjeje në Berat, por deri në momentin e përfundimit të procedurave të regjistrimit dhe verifikimit të kartelës së tij, ai duhet të presë për të marrë ilaçin jetik./TCH