Video: ‘Shkundet’ Turqia/ Del video tronditëse, pallati disa katësh lëkundet nga tërmeti

Aktualitet Rajon/Botë

Pas tërmetit të fuqishëm në Turqi kanë dalë pamjet e para të filmuara nga vetë qytetarët pak minuta më parë. Në një vdieo të shpërndarë shikohet qartë sesi një ndërtesë disa katëshe lëkundet nga tronditja.

 

 

 

Kujtojmë se rreth 30 minuta më parë Turqia është ‘shkundur’ nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7.

Mediat vendase raportojnë se qytetarët kanë dalë me shpejtësi nga banesat në përpjekje për tu shpëtuar shembjeve.

Gjithashtu raportohet se disa zyra dhe shkolla u evakuuan përkohësisht.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në “Twitter” se nuk ka raportime për dëme dhe njerëz të lënduar. Tërmeti raportohet të jetë ndjerë edhe në provincat fqinje.

 

Share: