Rama: Marrëdhëniet me SHBA të shkëlqyera,Trump gjatë bisedës tha fjalë të mira për Shqipërinë

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi me Presidentin amerikan, Donald Trump dhe me kryeministrin grek, Kiriakos Mitzotaqis .

Në një intervistë dhënë nga SHBA, Rama tha se pati një bisedë të shkurtër me Trump, sepse i tillë ishte formati, ndërsa theksoi se takimi ishte inkurajues.

 

“Patëm një bisedë të shkurtër sepse i tillë është formati por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese sepse të dëgjosh nga goja e Presidenti që Shqipëria po shkon mirë është kënaqësi”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa u ndal tek takimi me Mitzotaqis ishte një prezantim miqësorë, ndërsa shtoi se ka një vullnet pozitiv për të çuar përpara zgjidhjen e disa çështjeve të vjetra, të mbartura.

“Me Mitsotakis ishte takimi i parë, një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar përpara një proces të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbartura dhe ka një dëshirë të përbashkët. Me Presidentin serb dhe kryeministrin Zaev u dakordësuam për tu takuar për një bashkëpunim mes tre vendeve, takim që është hap për nxitur dhe të tjerët që të bashkohen. Takimi ka rëndësi nëse biem dakord për heqjen e kufijve për njerëzit, mallrat, biznesin dhe për investitorët për të investuar në rajonin tonë pasi kemi nevojë për një treg më të gjerë”, tha Rama.

Share: