Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar në faqen e tij zyrtare informacione të detajuara lidhur me mënyrën se si mund të ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë sa më mirë stresin pas tërmetit.
Më poshtë janë listuar më konkretisht hapat që duhen ndjekur:
Flisni me fëmijët lidhur me ndjenjat e tyre dhe pyetini ata si/sa janë ndikuar nga fenomeni
Përgatituni të flisni për të njëjtat detaje disa herë
Sigurohuni që ata të kuptojnë që ajo që ndodhi nuk është për fajin e tyre
Sqarojini ata që edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh
Jepni më të mirën tuaj për të qenë mbështetës, të dashur dhe komunikues
Inkurajojini ata të përfshihen në lojëra dhe aktivitete fizike.