Trump i “prish” festën Vuçiçit: Urime për pavarësinë, por njihni Kosovën!

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Duket se presidenti Amerikan Donald Trump e ka shfrytëzuar mënyrën më të mirë për t’ia kërkuar Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në të vërtetë, në letrën e presidentit Trump dërguar presidentit serb Aleksander Vuçiç me rastin e pavarësisë së Serbisë, ai përveç urimit për këtë ditë, ka shprehur edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Derisa varet nga palët që të arrijnë marrëveshje të cilën do ta mbështesin të dyja palët, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën e integrimit evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit Trump.

Share: