Petrit Lekaj, babai i Sabrinës ka pranuar para gjykatës se është ai personi që e ka vrarë të bijën.
Sipas medias australiane, 49-vjeçari u paraqit në Gjykatë me anë të një video-telefonate nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar.
Sabrina Lekaj, 20 vjeç u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park, natën e 24 korrikut.
Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.
Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë.
Sipas mediave të huaja, prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për rastin për të lejuar përfundimin e raporteve toksikologjike pas vdekjes.
49- vjeçari u mbajt në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën Supreme në datën 25 nëntor.