FOTOT/Video “O ç’vdiqa, mbaje këtu të thashë”, 3 km rrugë mbi makinën në lëvizje duke thyer xhamin, ky është pronari i lokalit që dhunoi spanjollët

Aktualitet Kronikë Kryesore

Personi qe shihni ne foto eshte Mihal Kokedhima, 51 vjecari qe u arrestua nga policia pasi dhunoi turistet spanjolle pas konfliktit per peshkun ne lokalin e tij.

Burime zyrtare të Policisë thanë dje se në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, banues në Sarandë.


Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e dy ditëve më parë në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën enjte, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë për motive të dobëta.

Ne videon e postuar edhe nga “Panorama”, duket gjithcka ndodhi ne 3 km rruge, ku Kokedhima i hipur mbi makine, thyen xhamin, teksa gjakohet edhe vete dhe zgjat doren te kape pasagjeret brenda.

Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thashe se do vdes këtu”- jane vetem disa nga fjalet qe degjohet ai te thote.

1230

Share: