I vuri tritol parukerisë, policia arreston autorin: Një 23-vjeçar

Kronikë

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë ku në një biznes parukeri, u vendos lëndë plasëse.

fushe kruje policia

Policia ben me dije se ka identifikuar dhe pastaj arrestuar autorin e dyshuar te ngjarjes. Ne pranga eshte vene shtetasi L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

“Ai dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”- njofton policia.

 

 

 

NJOFTIMI 

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, duke identifikuar dhe arrestuar shtetasin:

• L.C., 23 vjeç, banues në Nikel.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.

Share: