Temperaturat e larta deri në 41.6 gradë, ja si do vijojë moti në gusht

Sociale

Si pasojë e masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga i nxehti që arriti kulmin të dielën dhe të hënën e kësaj jave. Vendi ynë sot do të përjetojë temperatura të larta në të gjithë territorin. Sinoptikania Adiola Bani thotë se deri ditën e martë temperaturat do të jenë të larta, duke arritur deri në 41.6 gradë Celsius.

“Dita e djeshme ka qenë shumë e nxehtë, duke bërë që termometri të ngjitet në 41.6 në qytetin e Kuçovës dhe të Gjirokastrës dhe parashikohet që edhe dita e sotme por edhe dita e martë të mbeten në të njëjtat vlera duke bërë që këto të jenë ditët më të nxehta edhe të kësaj vere sepse janë afërsisht në vlerën 41.6 gradë celsius edhe dita e sotme”, tha sinoptikania Adiola Bani.

 

Temperaturat do të fillojnë të ulen nga e mërkura 14 gusht kur raportohet se do të ketë edhe reshje shiu.

Share: