Atentat mafioz në Rrëshen/ Vritet Tonin Gjini në sy të fëmijëve dhe të gruas që ishte ndalur në një market

Kronikë

Tonin, Armando Gjini, 48 vjeçari i ekzekutuar sot paraditë në mes të Rrëshenit në një atentat tipik mafioz, ka qenë në makinën e tij së bashku me familjen.

Viktima, kishte ndaluar mjetin pasi bashkëshortja e tij kishte zbritur për të blerë në një market.

gjini

 

 

 

Autorët, të cilët e kishin ndjekur me makinë, e cila sipas dëshmitarëve ishte me xhama të zinj, e kanë parakaluar dhe kanë qëlluar në drejtim të shoferit me breshëri.

Në këtë moment, brenda në mjet me Gjinin kanë qenë edhe fëmijët e tij të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Autorët më pas kanë ikur me shpejtësi nga vendngjarja dhe policia ka nisur kontrollet duke krehur gjithë zonën për kapjen e tyre.

 

E KALUARA:

Emri i tij rezulton mes personave te arrestuar ne Shqiperi, ne kuader te operacionit policir te koduar “Precizioni”, pas ndalimit te Met Kananit ne Turqi. Viktima e sotme njihej si “ushtar” i Met Kananit, baronit te drogës, pergjegjes per shkëmbimin e kanabisit nga Shqipëria me heroinë nga Turqia.

Nderkohe qe vetem tre muaj me pare automtetit te tij iu vendos tritol, por ai mundi ta diktonte ekzplozivin, duke i shpetuar keshtu atentatit.

Share: