Lideri i PD Lulzim Basha në konferencën për media sot, 9 gusht, ka denoncuar atë që ai e quan grabitjen e parave publike nga qeveria aktuale.
“Hajduti nuk ka shkuar me pushime, para një muaji denoncova grabitjen e parave publike nga Rama dhe sot e them qartë se modeli që aplikon është tipiku i regjimeve të korruptuara në botë.
E merr dhe ia kthen pjesën që të ka dhënë tepër nga paratë e shqiptarev, fryje koston disa herë, jepja tenderin kliuentëve dhe ndaj paratë me klinetët, kjo shpjegon pse rrugët që ndërtohen kushtojnë disa herë më shumë se në evropë
Kjo shpegoj se ato që po bën Rama me koncesion e PPP ose me tender të drjetëpërdrejtë, në vendin më të varfërt të evropës kushtojnë shumëfishin e kostos së ndërtimit të të njëjtave rrugë në Gjermani apo vende të tjera në Evropën Perëndimore.
Ja pse 600 metër rrugë bulevardi Zogu I, nga Sheshi Skenderebej te ish stacioni i trenit do kushtojë 6 milionë euro, 4 mln euro do ndahen mes Ramës-Veliajt dhe kompanisë që ka marrë këtë shumë. Kompani është Fusha e Teatrit Kombëtar, apo e dinit?”
Sipas Bashës, “Ky korrupsion ka ndodhur në kushtet e kapjes totale të shtetit, ku gjithçka bëhet me qëllimin për ti shërbyer klientëve dhe interdave private të qeveritarëve.
Rasti më i fundit është vjedhja e biznesit me ligjin për krijimin e sistemit që i detyron bizneset të blejnë programe të reja kompjuterike nga klientët e Ramës, 140 mijë kasa në përdorim dhe secila do të zëvendësohet me program të ri që do të kushtojnë 250 euro për aparatura, mbi 14 mln euro në vit për dhjetë vjet, i bëni llogaritë vetë”.
Pjese nga fjala e Bashes
Para një muaj denoncova qasjen e fundit të grabitjes së pasurive dhe parave publike të shqiptarëve nga Edi Rama.
Modeli i tij është një model tipik i regjimeve të korruptuara në botë:
FRY KOSTON E PROJEKTEVE PUBLIKE, MERR MBRAPSHT NGA KLIENTI PARATË MBI KOSTO.
Në anglisht këto quhen skema KICK-BACK
Të gjtiha koncesionet e Edi Ramës janë të tilla:
FRY KOSTON DERI DISA HERË, JEPUA TENDERIN KLIENTËVE, PASTAJ NDAJ ME KLIENTËT PARATË MBI KOSTO.
Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët.
Kjo shpjegon se pse 600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës.
Kjo shpjegon pse rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro.
Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshemdes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back I Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun.
Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kotsoja e rrugës Thumanë – Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është rryshfeti I Thumanë Kashar.
Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të dnahen midis Hjikurisë dhe Edi Ramës.
Ky model — fry koston, dhe vidhi me klientët të gjitha paratë shtesë — është përdorur në çdo koncesion që ka dhënë EdI Rama.
Rasti më i fundit i kapjes së shtetit është kontrata për faturimin elektronik të bizneseve.
Është një projekt nga i cili Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikaur të vjedhin nga bizneset me qindra miliona euro në vitet e ardhshme.
EdI Rama bëri një ligj për të krijuar një sistem të ri, i cili i detyron bizneset të blejnë kasa të reja dhe programe të reja kompjuterike. Këto do të shiten nga klientët e tij.
Aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, secila duet të zëvendësihet më një kompjutet Ipad dhe progam të ri që do të ksuhtojnë të paktën 250 euro hardëare që do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit progami kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milonë euro çdo vit.
Në 10 vjet bëhet fjalë për deri 170 milionë euro që do të përfitohen nga Edi Rama dhe klientët e tij: do zhvaen bizneset që të vjedhë Edi Rama.
Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tendër tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro.
Tenderi u vodh direkt nga Edi Rama. Ne e dimë për fakt se Edi Rama ëhstë takaur me biznesmeneët kroatë që e dituan sëbashku me dy kompani shqiptare para bërjes të tenderit në zyrën e tij.
Pasi tenderi fallco mbaroi, kompania shqiptare Jehona u shit për 250 mijë euro tek një bzinesmen i hetuar për pastrim aprash në kroaci: përmes këtij biznesmeni Edi Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci.
Është një skemë e sajuar në cdo detaj për të vjedhur: imponimi i panevojshëm me ligj i një sistemi të ri faturimi për bizneset, fryrja e ksotos dhe vjedhja e tenderit për të ndërtuar këtë sistemin të ri, detyrimin e bizneseve për të blerë pajisjet dhe programin e ri kompjuterik tek klientët e vet.