Identifikohet autori i kasaphanës së djeshme në Teksas, vrau 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë

Kronikë Rajon/Botë

Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe 26 të tjerë të plagosur nga të shtënat masive, në qendrën tregëtare në El Paso, Teksas.

 

 

Mësohet se atentatori është identifikuar si Patrick Crusius, një 21-vjeçar nga Allen, Teksas, një qytet 30 minuta jashtë Dallas.

Crusius dyshohet se është njeriu që shihet në pamjet e vëzhgimit duke ecur nëpër hyrjen e përparme të qendrës tregtare “Cielo Vista Mall Walmart” me një pushkë sulmi të stilit AK47.

Njeriu i armatosur me kufje, së pari hapi zjarr në parkingun jashtë dyqanit, duke qëlluar dhe duke vrarë vendasit.

Ai më pas përshkoi derën e përparme, krejt i qetë, sikur të ishte “në një mision”, tha një dëshmitar.

Masakra e njëzet minutave që pasoi do të bëhej e teta më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

Sikurse raporton ABC News, ai më vonë i kishte treguar hetuesve se dëshironte të qëllonte sa më shumë Meksikanë.

Share: