Samuel Goldwin: “Nëse do të japësh një mesazh, dërgo një telegram, mos bëj një film”!
Umberto Saba: “Çmimet letrare janë një mizori. Sidomos për atë që s’i fiton”!
Francisco Durabàl: “Dje, vetëm me forcën e mendimit ia dola të shpreh një opinion”!
Wilson Mizner: “Po i vodhe një autori është plagjiaturë; po u vodhe shumëve është kërkim”!
Woody Allen: “E vetmja ankesë e imja është që nuk jam dikush tjetër”!
George Bernard Shaw: “Hyji e bëri gruan të dytën, sepse nuk donte këshilla ndërsa krijonte burrin”!
Mark Twain: “Adami nuk e donte fratin në vetvete, e donte sepse ishte i ndaluar. Gabimi qëndronte në faktin që nuk kishte qenë ndaluar gjarpri, kështu që Adami do të kishte ngrënë gjarprin”!
Tony Randall: “Ai nuk ka asnjë armik në botë. Por të gjithë miqtë e tij e urrejnë”!
Jules Renard: “Kritiku është një ushtar që qëllon mbi trupat e vet”!
Marcel Proust: “T’ua lemë gratë e bukura burrave pa fantazi”!
Laurence Oliver: “Jeni vërtet një publik i mrekullueshëm. Biles, më thoni ku do jeni nesër mbrëma që të vi t’ju shoh”!
Max Hodes: “Ku isha kur kisha aq nevojë për mua”!
Bobby Fischer: “Më pëlqen momenti kur e thyej egon e njeriut”!
Robert Walser: “A mundet njeriu të trillojë diçka për heshtjen”!?
Paul Fix: “Arsyeja e vetme se pse disa njerëz humben në mendime është se është territor i panjohur”
Raymond Chandler: “Sikur librat e mi të kishin qenë më të këqij, nuk do të isha ftuar në Hollywood; e, po të kishin qenë më të mirë, nuk do të kisha shkuar kurrë”!
Groucho Marx: “Nëse me ilaçe nënkuptoni pisllëqet e farmacive, unë kam mendim të kundërt. Herën e fundit që shkova tek doktori, më dha kaq shumë ilaçe saqë, pasi u shërova, isha i sëmurë edhe një muaj mbrapa”!
Henny Youngman: “Ai hotel i kishte dhomat kaq të vogla, saqë kur pata dhimbje koke, ishte fqinji im ai që piu aspirinë”!
Pino Caruso: “Jeta? Më mirë se asgjë”!
Vasco Mirandola: “E bëjnë zogjtë, e bëjnë bletët, ta bëjmë edhe ne: shkojmë të flemë”!
Woody Allen: “Nuk dua të arrij pavdekësinë me filmat e mi, dua ta arrij duke mos vdekur”!
Anton Chekhov: “Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni”!
Stefano Nosei: “Të shkosh në Brazil me të fejuarën është si të shkosh në Oktober Fest me një shishe birrë me vete”!
Dario Vergassola: “Kur e dashura ime mbeti shtatzënë, i ati në fillim ishte kundër abortit. Pastaj më pa mua dhe u bë pro”!
Winston Churchill: “Dhashë dorëheqjen, por e refuzova”!
Alessandro Bergonzoni: “Kur shoh një njeri që qan në errësirë në dhomën e vet, pyes veten se çfarë e shtyn të mos e ndezë dritën”!
Ivy Compton-Burnett: “Nuk është e thënë që shumica ta ketë gjithmonë gabim”!
Tony Randall: “Ndërgjegjja është ai zë që të thotë se nuk ishte dashur ta bëje një gjë, mbasi e ke bërë”!
Enzo Costa: “Nuk do t’ia fal kurrë Noit që mori në barkë edhe një çift mushkonjash”!
Voltaire: “Kur ai që dëgjon nuk kupton atë që flet dhe ai që flet nuk di çfarë po thotë: kjo është filozofi”
Moritz Saphir: “I pari gjumë i qetë i Adamit qe edhe i fundit: u zgjua dhe kishte grua”!
Groucho Marx: “Që nga momenti kur e kam marrë në dorë librin, deri kur e kam vënë në vend, s’kam reshtur së qeshuri as edhe një moment. Një ditë kam ndër mend ta lexoj”!
Max Hodes: “Kurseni ujin! Hollojeni”!
Erica Jong: “Bigamia është të kesh një burrë tepër, monogamia njëlloj”!
Woody Allen: “Grada ime në ushtri? Rob, në rast lufte”!
Egidio Morretti: “Dhe, Zoti krijoi dritën, meqë fotot e para i kishin dalë të errëta”!
Raymond Smullyan: “Gjysma e gënjeshtrave që thuhen për mua janë të vërteta”!
Mark Twain: “Jeta do të ishte tepër më e lumtur sikur të lindnim tetëdhjetë vjeç dhe gradualisht t’i afroheshim të tetëmbëdhjetave”!
Chico Marx: “Çfarë është që lan dhëmbët dhe ulesh sipër. Një furçë dhëmbësh dhe një karrige”!
Robin Williams: “Për të më vënë në gjumë, im atë më hidhte në ajër. Por nuk ishte kurrë aty kur kthehesha poshtë”!
Leopold Fetchner: “Pula është e vetmja kafshë që mund të hahet para se të lindë e pasi të vdesë”!
Clark Gable: “Mos harroni se në zanatin e aktorit vetëm tridhjetë vitet e parë janë të vështirë”!
Enzo Costa: “Shenjtorët janë persona që kanë bërë të pamundurën për të dalë në kalendar”!
André Gide: “Sa më pak inteligjent i bardhi, aq më shumë i duket budalla zezaku”!
Samuel Pepys: “Të lësh me barrë një grua e pastaj të martohesh me të, është si të urinosh në një kapele e pastaj ta vësh në kokë”!/telegrafi.com