Rama, në Salzburg: Europa nuk po shkon mirë, por gjithësesi ne e duam

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Salzburg ku ka dhënë një intervistë lidhur me artin dhe politikën.

Ne Forumin e Convoco, Rama foli edhe për rrugëtimin e vendit në BE.

“Euroja është së pari projekt Paqeje dhe Bashkëpunimi për të mirën e gjeneratave të ardhshme, prandaj s’mund të heqim dorë. Europa nuk po shkon mirë, por ne prap e duam.

Nuk duam të anëtarësohemi që t’ia shtojmë dhimbjen e kokës drejtuesve të Europës, por për ta bërë Shqipërinë një vend europian.

Me institucione, ligje dhe demokraci funksionale” – tha Rama në Salzburg.

Share: