Të lindurit në datat 1,10,19 dhe 28
Këta persona janë të bekuar me dinamizëm, origjinalitet dhe kreativitet. Gjithashtu ju pëlqen të eksperimentojnë dhe të jenë të pavarur. Ndër të tjera ata janë shpikës dhe krijues të objekteve, apo zgjidhjeve inovatore. Ana e tyre rebele dhe egoiste kërkon gjithnjë të rritet dhe të arrije sukses në çdo fushë të mundshme,
Të lindurit në datat 2, 11, 20 dhe 29
Këta persona kanë dhuntinë për të bërë bashkë të kundërtat. Kjo është një aftësi që ua lehtëson planet, ata ndër të tjera mund të jenë shërues shumë të mirë emocionalë, pasi kuptojnë çdokënd. Thjesht me prezencën e tyre, ata të bëjnë të ndjehesh i mbrojtur. Ata kanë aftësi për të sheshuar konfliktet dhe për të krijuar aleanca në çdo rast.
Të lindurit në data 3,12,21 dhe 30
Ke marrë dhuratën e forcës së fjalës. Aftësia jote për të komunikuar është jashtë çdo parashikimi. Kjo bën që ta kesh shumë të lehtë të shprehesh si dhe që të ndikosh personat rreth teje. Kjo do të thotë që e ke shumë të lehtë të bësh miq të rinj si dhe që të krijosh kontakte të reja.
Të lindurit në datën 4,13,22 dhe 31
Ti je strehë për çdokënd, je njeriu ku shkojnë të gjithë për të folur. Talenti yt lidhet me përgjegjësinë dhe maturinë me të cilat kryen çdo detyrë. Je produktiv në punë si dhe në shtëpi dhe shoqëri. Të gjithë e dinë se mund të mbështeten tek ti.
Të lindurit në datën 5, 14, 23
Je kurioz, tepër kurioz, të pëlqejnë shumë udhëtimet, eksperiencat e reja si dhe eksperimentet. Frekuenton kurse të ndryshme, je gjithmonë në udhëtim dhe shfaq interes për fusha të ndryshme të dijes. Ke aftësinë për të kërkuar gjithnjë diçka të re, e cila të stimulon trurin. Sytë e tu shkëlqejnë gjithnjë, ke shpirt të ri dhe je gëzim për ata që të kanë afër.
Të lindurit në datat 6,15 dhe 24
Ke dhuaratën e besnikërisë, i je pranë miqve të tu dhe familjes. Të pëlqen shumë ndjesia e bashkësisë dhe unitetit. Dëshiron që të jesh gjithnjë i dobishëm, sidomois për familjen dhe për ata që kanë nevojë për ndihmë. Të pëlqen të jetosh i rrethuar nga arti dhe të takosh njerëz që kanë të njëjtat ideale me ty.
Të lindurit në datën 7,16 dhe 25
Ti je bekuar me dhuratën e kërkimit dhe të vullnetit, kërkon gjithnjë që t’i thellosh njohuritë e tua, ndër të tjera mund të bëhesh një shkencëtar në fushën tënde të studimit, nisur kjo nga dëshira dhe vullneti që ke.Je gjithashtu një njeri shumë selektiv, të pëlqen të reflektosh dhe të pëlqen të jetosh në luks.
Të lindurit në datat 8,17 dhe 26
Ke lindur me dhuntinë e prakticitetit, je në gjendje që të përmbushësh në kohë objektivat personale dhe ato të grupit. Ke aftësi shumë të mira ekzektutive dhe administrative, të cilat të ndihmojnë që të arrish gjithnjë atë që do. Në të njëjtën kohë ju keni fuqi influenconi të tjerët dhe t’i bëni ata që të besojnë tek vetja.
Të lindurit në datat 9,18, 27
Të lindurit e këtyre datave kanë marrë si dhuratë karizmën dhe dëshirën për të qenë njerëzorë karshi të tjerëve. Bën pjesë në misionin tënd që të bësh sakrifica personale, për të mirën e të gjithëve. Talenti yt, ndjeshmëria dhe profesionaliteti do të shërbejnë për të ndihmuar shumë persona. Falë shembullit që jep ti sot, nesër do të kemi një shoqëri më të mirë