Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në detin Jon, e cila do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm me rreshje shiu.
Diten e sotme moti ështe me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu të përqëndruara në jug dhe zonën qëndrore në pjesën e parë të ditës. Era eshte me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat janë ne rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/26°C
Zonat e ulëta 18/27°C
Zonat bregdetare 20/27°C
Ndersa neser, diten e mërkurë, dt 17 korrik 2019, moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në relievet malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8- 10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 34 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me ritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/30°C
Zonat e ulëta 16/34°C