E hënë, 09 Qershor, 2025

“Furtunë ndëshkimesh”: Pas bastisjes së shtëpisë, kryeprokurores së Maqedonisë së Veriut i konfiskohet telefoni

Rajon/Botë

 

Menjëherë pas bastisjes së shtëpisë, kryeprokurores speciale publike të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila dha papritur dorëheqjen një ditë më parë, i është konfiskuar edhe telefoni.

Lajmi për konfiskimin e telefonit është konfirmuar për Fokus nga PTHP-ja.

Paraprakisht janë dorëzuar para gjykatësit të procedurës paraprake, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, të cilët dyshohen në rastin e sotit që ka ndërmarë PTHP-ja për ndërhyrje kundërligjore, pastrim parash dhe përvetësim të të mirave materiale.

Prokuroia ka kërkuar paraburgim për të dyshiarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

Share: