Pagëzohet Archie/ Edhe pse Megan nuk donte, zbulohet portreti i plotë i princin të vogël

Shkencë & jetë

Meghan Markle dhe princi Harry kanë pagëzuar sot djalin e tyre, Archie. 8 javë pas lindjes, Archie është pagëzuar nga kryepeshkopi i Canterbury në Windsor Castle. Pagëzimi është realizuar në prani të 25 familjarëve të çiftit mbretëror.

Në faqen zyrtare të familjes mbretërore në Instragram janë publikuar dy foto mjaft të bukura nga ky moment pagëzimi i princit Archie.

foto galeri

foto galeri

 

“Duka dhe Dukesha e Sussex janë të gëzuar të ndajnë me ju lumturinë e kësaj dite dhe dëshirojnë të falënderojnë të gjithë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata ndihen aq me fat që kanë gëzuar këtë moment të veçantë me familjen dhe miqtë e tyre”,-shkruhet në postimin në Instagram, në faqen zyrtare të familjes mbretërore.

Mediat britanike më herë kanë raportuar se dukesha e Sessex Meghan nuk donte që pagëzimi i vogëlushit të bëhej publik në media dhe se nuk dëshironte të zbulonte portretin e plotë të tij. Por ja nuk ndodhi kështu dhe dje e gjithë bota e pa djalin e princit dhe Meghan në ditën e pagëzimin dhe me veshjen tradioncionale te shumë brezave me radhë.

Në foto ajo çfarë vihet re është mungesa e mbretëreshës Elizabeth II, e cila për shkak të angazhimeve të saj, nuk mund të ishte e pranishme në pagëzimin e stërnipit.

Share: