Burrin me kredi 350.000 dollarë, Rudina Hajdari: Lekët ia lë mamit

Aktualitet Ekonomi Kryesore Politikë

Të qenit në opozitë duket se i ka bërë më të varfër ish-deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Por mesa duket kredive nuk u ka shpëtuar as Rudina Hajdari, që vijon të qëndrojë në Parlament. Deputetja demokrate ka për të shlyer dy kredi që i janë dashur për shkollimin jashtë vendit. Hajdari deklaron se të ardhurat ia lë të ëmës, ndërsa bashkëshorti i saj ka për të shlyer një kredi prej 3500.000 dollarësh.

 


 

Deklarata e Rudina Hajdarit

Të ardhura nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2.209.795 lekë
Pavarësisht shtesave apo pakësimeve të deklaruara në formularët e mamit Fatmira Hajdaraj, ato janë shkruar për pjesët e mia ideale, por të gjitha përfitimet ia kam lënë gjithmonë mamit.
Nuk kam të tjera.

Kredi studentore për t’u paguar ofruesit të granteve të shtetit të Neë York prej 10.000 dollarë për kosto shkollimi universitar. Interesi i ripaguhet me 5% në vit në kohëzgjatjen e kredisë prej 10 vjet.
Kredi personale për shkollim, marrë në shumën 2.000.000 lekë në muajin korrik 2018.
Muçjon Demiraj (bashkëshorti)
Rishpërndjarje kapitali në mes bashkëortakëve nga e cila iu shtuan dhe 15 për qind bashkëpronësi në kompaninë wilcuma LLC, New York, duke u bërë bashkëortak për 35 % të komapnisë.
Kredi bankare 350.000 dollarë me interes 5 % për 30 vjet./GSH

Share: