Nuk përmbahen protestuesit, shkojnë tek Parlamenti, gurë dhe shkopinj drejt policisë

Kronikë Kryesore Politikë

Pas gati dy orë nga nisja e protestës përpara Kryeministrisë, turma është shpërngulur përpara Parlamentit. Ashtu edhe si në protestat e tjera, policia është vendosur tashmë përpara institucionit. Krahas forcave të shumta, edhe autobotët me ujë janë në gadishmëri për të reaguar. Protestuesit e parë që kanë arritur tek Parlamenti, kanë nisur të hedhin kapsollë, gurë dhe tymues drejt policëve. Ndërkaq ata kanë larguar edhe barrierat metalike që ishin vendosur nga policia.

Share: