Mbi 20 lëkundje janë ndjerë dje në Juglindje të Shqipërisë, pas tërmetit 5.3 ballë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Emergjencat Civile njoftojnë se 230 banorë në Korçë, pjesë më e madhe në fshatin Floq e kanë kaluar natën jashtë në çadrat që u ngritën nga Forcat e Armatosura.
“Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafëzes. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti”, njoftojnë Emergjencat Civile.