Një jetë bashkë: Me lot në sy dhe britma, ja si reagojnë parodistët e Vlorës për humbjen e shokut të tyre

Kulturë

Mes dhimbjesh dhe lotësh të familjarëve, miqve, shokëve dhe dashamirësve të tij po i jepet lamtumira e fundit Muhamet Likos, një prej parodistëve që u nda nga jeta krejt papritur dje në moshën 65-vjeçare.

Fotot tregojnë lotët e dhimbjes në sytë e kolegëve teksa po zhvillojnë homazhe në teatrin ” Petro Marko”.

Muhamet Liko humbi jetën papritur pas një ataku kardiak në Itali ku kishte shkuar për një kontroll shëndetësor rutinë.

Share: