Ëndrra e Xhejsonit u bë realitet. Ai do të ketë një shtëpi të re në Tiranë falë ndihmave financiare që u mblodhën nga bizneset, biznesmenë dhe qytetarë të shumtë që kanë kontribuuar. Por, nuk mjaftonte vetëm një apartament 1+1 për Xhejsonin, motrën, të ëmën dhe babain e tij.
Ai nuk mund të qëndrojë larg gjyshërve të tij. Për këtë arsye, ka ardhur në ndihmë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka mundësuar gjetjen e një apartamenti të dytë ku do të jetojnë gjyshërit e Xhejsonit. Erion Veliaj ishte i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan për të dhënë lajmin e mirë se banesa për gjyshërit e Xhejsonit është gjetur. Erion Veliaj: Pse ke qarë ti? Xhejsoni: Nga gëzimi, nga emocionet.