Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Në përzgjedhjet e teknikut italian nuk mungojnë surprizat, teksa bie në sy grumbullimi i talentit 19-vjeçar Marash Kumbulla. Mbrojtësi që aktivizohet në Itali me Veronën, pavarësisht se kohët e fundit ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka pasur hapësira, ka arritur të bindë trajnerin për të qenë pjesë e Kombëtares A.
Ndërkohë trajneri Reja ka injoruar 2 futbollistët më në formë të momentit, duke i lënë jashtë liste, bëhet fjalë për Endri Çekiçin dhe Taulant Seferin, të cilët kanë qenë protagonistë absolut kohë e fundit me klubet e tyre.
LISTA:
Në këtë listë bie në sy mungesa e Berat Gjimshitit, i cili ka bërë një sezon të shkëlyqer me Atalantën, në Seria A.
Nuk dihen ende shkaqet e mungesës së mbrojtësit shqiptar, pasi ai në sfidën e fundit të Atalantës me Sasuolon ishte titullar.
Mund të jetë një dëmtim ai që e ka mbajtur jashtë atë. Por, këtë gjë do ta shpjegoj Edi Reja.