Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj janë takuar së fundmi. Në foto të shpërndara në rrjetet sociale, Meta dhe Haradinaj shihen në një restorant në Durrës.
Ishte Meta ai fillimisht që bëri me dije takimin mes tyre, ndërsa theksoi se ndanë së bashku sfidat mes dy vendeve.
Ndërkohë nuk ka vonuar dhe këtë takim e ka ndarë në rrjetet sociale edhen kryeministri Haradinaj. Mes të tjerash kryeministri shprehet se ndanë me presidentin qëndrime unike.
“Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, shkruan Haradinaj.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Tiranë u mbajt mbledhja e radhës mes dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Mirëpo si asnjëherë tjetër në këtë takim mungoi kryeministri Rama dhe Haradinaj. Duket se përplasjet mes tyre janë thelluar edhe më shumë, që pas samitit të Berlinit.