Hipertensioni, diabeti dhe duhanpirja janë faktorë madhorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në popullsinë e Shqipërisë për vitin 2018.
Po cilat janë shkaqet kryesore të rritjes së sëmundshmërisë edhe tek moshat e reja. “Jeta sedentare, abuzimi me ushqimin dhe stresi”, thotë Ballaci.
Referuar të dhënave të fundit të INSTAT, rreth 22 mijë persona kanë humbur jetën në vitin 2018, ku në 94% të rasteve janë për shkaqe natyrale, të shoqëruara nga sëmundje, ndërsa në vend të dytë renditen aksidentet automobilistike me 2%, të ndjekur nga vrasjet.
Tv Klan