Sqaron gabimin e emërimit të samitit/ Armand Plaka: Ja si duhej shkruar

Aktualitet Kryesore Kulturë Libri Politikë Sociale

Që prej ditës së djeshme në Tiranë po mbahet Samiti i Brdo-Brijunit, ndërsa sot gazetari dhe historiani Armand Plaka ka sqaruar emërtimin e saktë të Samitit.

Historiani thotë se emërtimi ‘Procesi i Brdo-Brijunit’ është i gabuar në gjuhën shqipe, pasi pretendon se nisur nga toponimia shqipe duhet t’i themi: ‘Berdo-Brionet’

Sipas Plakës, Brdo është siç shkruhet e shqiptohet në sllavisht dhe në shqip përshtatet e njihet si ‘Brionet’, si koncept në shumës.

Shpjegimi i plotë në Facebook:

Ka nje gabim ne lidhje me emertimin “Procesi i Brdo-Brijunit” si fasho zyrtare ne gjuhen shqipe. Ne fakt duke u nisur nga toponimia shqipe duhet t’i themi: “Berdo-Brionet” sepse Brdo eshte sic shkruhet e shqiptohet ne sllavisht ku rendom dy bashketingellore qendrojne bashke sic eshte rasti, le te themi i Serbise, e cila ne serbisht shkruhet SRBIJA kurse ne shqip SERBIA. Ndersa “Brijuni” eshte gjithashtu emertimi po ne sllavisht i nje arkipelagu ishujsh te vegjel ne brigjet kroate te Istrias, i cili ne shqip pershtatet e njihet si: “Brionet”, pra si koncept ne shumes. Dikur kur Tito spostonte Rankoviçin, kjo ndodhte pikerisht ne Plenumin e ashtuquajtur “te Brioneve” ne vitin 1966 e literatura historike, sikurse dhe fjalori toponimik e madje edhe Ëikipedia ne shqip e njeh dhe e cileson kete lokalitet turistik si BRIONET.

Share: