Avokadoja është një frutë ekzotike, me dukje të pazakonshme që përngjason me dardhën. Ka lëkurë ngjyrë të gjelbër, por edhe brendinë të butë dhe të shijshme të pasur me vitamina, minerale dhe me nutrienë të tjerë. Konsumimi i saj është i paktë dhe kjo për faktin se ndoshta më parë nuk kemi qenë në dijeni të përfitimeve shëndetësore që mund të marrim nga konsumimi i saj. Më poshtë po paraqesim disa prej efekteve të mrekullueshme që avokadoja ka në organizmin e njeriut:
Avokadot kanë treguar se parandalojnë rritjen e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.
Mbron sytë dhe ul kolesterolin
Avokadot kanë më shumë luteinë karotenoid se sa çdo frutë tjetër e konsumuar. Luteina mbron sytë nga dobësimi dhe nga sëmundjet e moshës.
Mban zemrën e shëndoshë
Një avokado ka 23 për qind të vlerës së rekomanduar ditore në folate. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë ushqime të pasura me folate kanë një nivel shumë më të ulët të sëmundjeve të zemrës se sa ata që nuk e bëjnë këtë.
Nxit rregullimin e sheqerit në gjak
Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njejtën kohë një gotë avocado përmabn 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak.
Kurë natyrale për artritin
Artriti përfshin osteoartritin dhe artritin reumatoid. Kërkuesit kanë dalë në përfundimin se avokado ka aftësi të lehtësojë simptomat e artritit për shkak të përbërësve që ajo ka.
Është plot me fibra
Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
Flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm
Avokado është një alternativë e mrekullueshme për ta zbukuruar trupin pa kimikate. Ajo ndihmon që flokët, lëkura dhe thonjtë tuaj të jenë të shëndetshëm dhe të bukur.
Përgatitja
Avokadon mund ta hani të njomë, të prerë në feta. Për shije më të mirë shtoni pak lëng limoni apo uthull balsamica. Mund ta përgatitësh edhe si lyerje apo si salcë. Ky frut është shtojcë shumë e shëndetshme për çdo ushqim, nevojitet vetëm pak imagjinatë se si ta përfshini në çdo racion.