Mediat franceze kanë zbuluar ditët e fundit një histori të shkuar dashurie të Zonjës së parë, Brigitte Macron. Bëhet fjalë për prezantuesin e mirënjohur, Pierre Pernaut. Megjithatë ky i fundit ka sqaruar opinionin publik se historia e tyre zgjati shumë pak. “Le Parisien”, bën me dije se Macron vijon të jetë shumë i dashuruar dhe xheloz për bashkëshorten e tij, sidomos për historitë e saj të shkuara.