Akuzat e opozitës për Lirinë e medias, reagon Rama: Ka një gjykatës për të gjithë, vota!

Aktualitet Kryesore Politikë

Pas akuzave të opozitës se gazetarët shqiptarë janë gjithnjë e më të censuruar, kryeministri Edi Rama e konsideron komedi të zezë me “djegësit dhe rrahësit” e gazetarëve.

Ai shton se dita e gjykimit me votë vjen më 2021, duke dhënë kësisoj edhe një mesazh se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Rama në Twitter:

Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit me votë. Pa merak vonon po s’harron 2021shi.

Share: