Ngjarje e rëndë/ Aksident me një të vdekur dhe 5 të plagosur në Peqin-Elbasan

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, ku pas përplasjes së dy makinave nje grua ka humbur jeten dhe 5 persona kane mbetur te plagosur.

Nga informacionet paraprake mësohet se gruaja që humbi jeten nga përplasja e forte eshte identifikuar si shtetasja Fatime Braho.

 

Nderkohe qe te plagosur kane mbetur shtetasit: 

Kamer Beqiri

Gezim Braho

Ismail Hoxhallari

Florent Hoxhallari

Kristian Hoxhallari

Informacioni paraprak 

Ne informacionin e para zyrtar, policia konfirmoi akjsidentin me tre te lenduar.

“Në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtatas , të cilët janë dërgua në spitalin e Peqit, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia paraprakisht.

Mësohet se makina në të cilën ndodhej viktima, ishin duke u kthyer nga një gëzim familjar, nga Durrësi në drejtim të Korçës ku banonin.

 

Panorama

Share: