Opozita do përshkallëzojë aksionin e saj, të enjten që vjen do ketë surpriza

Aktualitet Kryesore Politikë

Opozita paralajmëroi dje intensifikim të protestave në ditët në vijim.

 

Kështu mësohet se të enjten e ardhshme parashikohet që bllokimi i akseve kombëtare të bëhet për 3 orë dhe jo 2 orë siç ndodhi ditën e djeshme.

Po ashtu bëhet e ditur se do të ketë dhe akse të tjera nacionale që do të bllokohen veç segmenteve në 12 qarqe.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tyre dje, liderët e opozitës deklaruan se rezistenca do të vazhdojë duke paralajmëruar kështu përshkallëzim të situatës.

Share: