Albëria Hadërgjonaj ëhtë një ndër këngëtaret që përflitet më së shumti në mediat rozë jo vetëm për zerin e saj unik por edhe përsa i përket jetës private.
Ajo është përfolur për shumë lidhje të sajat si njëherë me politikan dhe një herë me biznesmen.
E ftuar ditën e djeshme në programin ‘E Diell’ Albëria ka folur për herë të parë në lidhje me këto thashetheme duke u shprehur se njeriu duhet të bëjë në jetë atë që ndihet më mirë gjithashtu njerëzit duhet të kuptojnë që ajo është e lumtur me atë që bën dhe në jetë nuk ka ecur falë dikujt.
“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën. Unë në jetën time nuk kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz”, u shpreh Albërija.