Bertolt Brecht, emri i tij i plotë është Eugen Berthold Friedrich Brecht ka lindur në Augusta, në 10 shkurt 1898 – dhe ka vdekur ne Berlin, 14 gusht 1956).
Ishte dramaturg, poet dhe regjisor teatral gjerman dhe vijon të mbetet ndër autorët më të preferuar edhe sot e kësaj dite, i futur në antologjitë botërore.
10 thënie nga Brehti:
1. Ligji është bërë eksluzivisht për ata që nuk e kuptojnë, ose për ata të cilëve nevoja nuk u lejon ta respektojnë.
2. Kush nuk e njeh të vërtetën është thjesht i papërgatitur. Por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, është keqbërës.
3. Të hezitosh është gjë e mirë, nëse pastaj bën atë që duhet bërë.
4. E pafat është toka që ka nevojë për heronj.
5. Nëse asgjë nuk guxohet, asgjë nuk fitohet.
6. Pse të jesh burrë – kur mund të jesh SUKSES?
7. Po punoj fort, që… të bëj gabimin tim të rradhës.
8. U ula (ulëm) nga ana e gabimit, ngaqë të gjitha vendet e tjera ishin të zëna.
9. Nga të gjitha gjërat e sigurta, më i sigurti është dyshimi.
10. Një burrë ka gjithmonë frikë nga një grua që e dashuron shumë
3 POEZI nga Bertolt Brecht
1. Mikesha
Më pyet ç’është dashuria –
Po unë nuk e kam ndjerë
Më pyet ç’është gëzimi
S’e pashë të ndrisë në terr.
Më pyet ç’është brenga
Atë po që e njoh
Atë e kam mikeshë
Ajo mua më do
2. KËNGA E SUPËS
1.
Kur të mos kesh supë,
Si do të ankohesh?
Duhet ta kthesh shtetin
Të gjithin përmbys
Derisa të kesh supë.
Atëherë je mysafir i vetes.
2.
Kur të mos gjendet asnjë punë për ty
Si do të ankohesh?
Duhet ta kthesh shtetin
Të gjithin përmbys
Derisa jesh punëdhënësi i vetes.
Atëherë do të ketë punë për ty.
3.
Kur të qeshin me dobësitë tuaja
Nuk duhet të humbni kohë.
Duhet të kujdeseni
Që të gjithë të dobëtit të marshojnë.
Atëherë do të jeni një forcë e madhe
Me të cilën nuk qesh askush.
Kush është armiku yt?
Të uriturin që
Të merr bukën, e shikon si armik.
Por hajdutit, që nuk ka pasur kurrë uri
Nuk i hidhesh në fyt.
Mbi kancelarin e përmbajtur
Kam dëgjuar se kancelari nuk pi alkool
Nuk ha mish dhe as tymos
Dhe jeton në një apartament të vogël.
Kam dëgjuar po ashtu, të varfrit
Kanë uri dhe dergjen në vuajtje.
Do të ishte shumë më i mirë një shtet ku thuhet:
Kancelari vjen i dehur në mbledhjet e kabinetit qeveritar
Tymi që del nga llulla e tij kundërmon, të pashkollët ndryshojnë ligjet
Të varfër nuk ka më.
3. KËNGA E NJË NËNE GJERMANE
Këtë këmishë bojëkafe
dhe këto çizme t’i kam falur:
Sikur ta dija çfarë di sot, o bir,
më mirë veten kisha varur.
Kur pashë dorën tënde, bir
tek përshëndet’ Hitlerin,
s’e dij’a që nuk kish shpëtim
oh, më për ty të mjerin.
Dëgjova tek po flisje, bir,
për një brezni heronjsh mbi dhé,
e nuk e dija, nuk e shihja:
që ti xhelat i tyre qe.
Të pashë tek marshoje, bir,
prapa Hitlerit tënd,
dhe nuk e dija që kush shkon me të,
s’këthehet kurrë më në këtë vënd.
Më the, o bir, se Gjermania
do përtërihej si perri.
Unë s’e dija që do bëhej
veç gjak e gur e hi.
Të pashë me atë këmishë
edhe të lash’ të lirë,
se nuk e dija që do bëhej
qefini yt, o bir.