Kryeministri shkon me biçikletë në pallatin mbretëror

Rajon/Botë Shkencë & jetë

Një fotografi që tregon kryeministrin e Holandës, Mark Rutte teksa parkon biçikletën e tij jashtë Pallatit Mbretëror Hollandez për të takuar Mbretin po i bën të gjithë të buzëqeshin.

Zakonisht, kryeministrat i shohim të qarkullojnë me makina të blinduara e truproja, por Mark Rutte mendon ndryshe.

Fotoja e tij duke lidhur biçikletën jashtë pallatit mbretëror po bëhet virale në internet dhe njerëzit  po admirojnë sjelljen e tij të thjeshtë, miqësore ndaj mjedisit dhe me këmbë në tokë.

Share: