Deputeti i Bundestagut Christian Petry në një deklaratë nga ambasada gjermane ka komentuar situatën politike në vend. Nga ambasada, deputeti Petry fton Partinë Demokratike dhe partitë aleate të futen në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës. Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita.
PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen me të më shumë forcë dhe energji.”- është shprehur ai.