Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka folur qartë sot duje riperseritur faktin se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, ashtu si është dekretuar me ligj, ndërkohë që ka shtuar se kreu i PD-së, Basha, nuk merr pjesë, sepse ai kërkon pushtet në tavolinë.
“Zgjedhjet e 30 qershorit janë moment shumë i rëndësishëm për ecurinë e proceseve demokratike në vend, populli do të zgjedhë 61 kryetarët e bashkive, përshëndes 42 partitë konkurruese, në fund demokracia është i vetmi sistem ku partitë politike ftohen të konkurrojnë. Një parti që vendos të mos konkurrojë humbet funksionalitetin”- ka thënë Balla.
Pyetur nëse ka shumica një plan B, për pakt me PD, qoftë duke e regjistruar jashtë afateve, Balla ka deklaruar:
“Respektimi i afateve dhe ligjit janë detyrime të cdo force politike dhe kjo nuk varet nga ne por nga vetë drejtuesit e partive që përmendët, ajo që u them është e qartë, zgjedhjet do të zhvillohen, arsyet pse PD është jashtë Kuvendit nuk ka të bëjë aspak me ne, por me faktin që Basha nuk do të marrë pjesë në zgjedhje se do pushtet në tavolinë, në demokraci nuk ka pushtet në tavolinë”- tha ai, duke kujtuar edhe njëherë se kushdo që do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve do të përballet me burg sipas ligjit.
Për negociatat me BE
Unë edhe pas këtij takimi me deputetin e partisë social demokrate gjermane dhe personi përgjegjës raportues për Shqipërinë në këtë grup, nuk vihet në dyshim mbështetja e këtij grupi, por si e kam thënë edhe herë të tjera, me përjashtim të AFD kanë një shumicë mbështetëse inkurajuese për gjithçka ka arritur vendi dhe Maqedonia e Veriut,
Diskutuam edhe në shumë sektorë ne qëndrojmë më mirë në vlerësimin e ecurisë së proceseve integruese, edhe me vendet që janë në proces negociatash, si Serbia dhe Mali i Zi, kapitulli 23 që ka të bëjë me sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës, Shqipëria ka bëra hapa të rëndësishëm.
Shumë qartë them se ne i kemi të gjitha shanset për të marrë përgjigje pozitive për një datë për fillimin e bisedimeve, vlerësohet maksimalisht roli si faktor stabiliteti, si i vetmi vend që ka 100% te njejten linjë të politikës së jashtme me BE dhe ndamë me kolegun gjerman edhe shqetësimet e përbashkëta për rritje të ndikimit të vendeve dhe aktorëve të tjerë jashtë BE në rajonin e Ballkanit, por ne kemi vetëm një plan A që është vijim i reformave të thella e tërësore e gjithëpërfshirëse për ta cuar vendin drejt anëtarësimit në BE.