{"id":9508,"date":"2019-04-21T22:17:50","date_gmt":"2019-04-21T20:17:50","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=9508"},"modified":"2019-04-21T22:17:50","modified_gmt":"2019-04-21T20:17:50","slug":"juda-iskarioti-kush-ishte-dishepulli-misterioz-qe-e-tradhetoi-jezu-krishtin-me-nje-puthje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508","title":{"rendered":"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje"},"content":{"rendered":"<p>By Owen Jarus<\/p>\n<p>Juda Iskarioti, \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm si nj\u00eb dishepull i Jezu Krishtit, t\u00eb cilin e tradhtoi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb shume parash. Nga 12 dishepujt e Jezusit, \u201cvet\u00ebm p\u00ebr Pjetrin flitet m\u00eb shum\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e Ungjillit, sesa mbi Jud\u00ebn\u201d, shkroi Uilliam Klasen n\u00eb librin e tij \u201cJuda:Tradhtar, apo mik i Jezusit?\u201d.<\/p>\n<p>Klasen ishte nj\u00eb studiues n\u00eb Shkoll\u00ebn Biblike dhe t\u00eb Arkeologjis\u00eb n\u00eb Jeruzalem. Pavar\u00ebsisht nga fama e tij biblike, mbi Jud\u00ebn dihet shum\u00eb pak. Historia e tij \u00ebsht\u00eb kaq e paqart\u00eb, saq\u00eb nd\u00ebrsa shum\u00eb studiues besojn\u00eb se ai ka ekzistuar v\u00ebrtet, disa t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se Juda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh imagjinar.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk ka arritur t\u00eb gjej\u00eb ndonj\u00eb burim t\u00eb Jud\u00ebs, pavar\u00ebsisht disa rr\u00ebfimeve n\u00eb Dhiat\u00ebn e Re. Prandaj studiuesit e respektuar, mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mos besojn\u00eb n\u00eb realitetin e tij historik\u201d- shkruan Suzan Gubar, profesoresh\u00eb e gjuh\u00ebs angleze n\u00eb Universitetin e Indianas n\u00eb SHBA, n\u00eb librin e saj \u201cJuda\u201d t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Historit\u00eb Biblike<\/p>\n<p>Tregimet mbi Jud\u00ebn, ruhen n\u00eb Bib\u00ebl n\u00eb Ungjijt\u00eb e Markut, Mateut, Luk\u00ebs dhe Gjonit, si dhe n\u00eb Veprat e Apostujve (i quajtur ndryshe edhe si \u201cLibri i Veprave\u201d). Historit\u00eb biblike, nuk thon\u00eb se ku dhe kur lindi Juda, teksa p\u00ebrshkruajn\u00eb versione t\u00eb ndryshme t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vdekjes s\u00eb tij. Tregimet thon\u00eb se Juda ishte dishepull i Jezusit, dhe se ai e tradhtoi udh\u00ebheq\u00ebsin e tij, duke r\u00ebn\u00eb dakord t\u2019ja dor\u00ebzonte ushtar\u00ebve romak\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e \u00e7uan tek prift\u00ebrinjt\u00eb tradicional\u00eb izraelit\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave, 30 monedha argjendi, sipas Ungjillit t\u00eb Mateut.<\/p>\n<p>Ungjijt\u00eb e Mateut, t\u00eb Markut dhe t\u00eb Luk\u00ebs, specifikojn\u00eb se Juda e vuri n\u00eb dukje Jezusin, duke iu afruar dhe puthur n\u00eb faqe, kur u afruan ushtar\u00ebt t\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzish. Pastaj ata e \u00e7uan Jezusin tek Ponc Pilati, guvernatori romak i Judes\u00eb. Jezusi u nxorr n\u00eb gjyq, dhe m\u00eb pas u kryq\u00ebzua.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tekst 1200-vje\u00e7ar i p\u00ebrkthyer koh\u00ebt e fundit, i shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn koptike \u2013 nj\u00eb gjuh\u00eb egjiptiane q\u00eb p\u00ebrdor alfabetin grek \u2013 pohon se Juda e p\u00ebrdori puthjen p\u00ebr t\u00eb tradhtuar udh\u00ebheq\u00ebsin e tij, pasi Jezusi kishte aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pamjen e tij. Puthja e Jud\u00ebs, do ta identifikonte qartazi Jezusin p\u00ebr turm\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr 4 ungjijt\u00eb, nuk p\u00ebrpiqen t\u00eb shpjegojn\u00eb se pse u p\u00ebrdor nj\u00eb puthje, p\u00ebr t\u00eb identifikuar Jezusin. T\u00eb gjith\u00eb ungjijt\u00eb, tregojn\u00eb se Jezusi e dinte se do t\u00eb tradh\u00ebtohej kur t\u00eb darkonte me dishepujt e tij, pak para arrestimit t\u00eb tij. Ungjilli i Gjonit, thot\u00eb se Jezusi u p\u00ebrball me Jud\u00ebn n\u00eb dark\u00ebn e fundit, duke i th\u00ebn\u00eb:\u201dAt\u00eb \u00e7far\u00eb ke nd\u00ebrmend ta b\u00ebsh, b\u00ebje shpejt!\u201c. Ungjijt\u00eb e Luk\u00ebs dhe Gjonit, thon\u00eb se Djalli \u201chyri\u201d n\u00eb shpirtin e Jud\u00ebs n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuara, dhe mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar n\u00eb vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb tradhtuar Jezusin. Ungjilli i Gjonit, e p\u00ebrshkruan Jud\u00ebn si nj\u00eb person jo t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai pretendon, se Juda ishte mbajt\u00ebsi i parave p\u00ebr Jezusin dhe 12 dishepujt e tij, duke mbajtur gjithmon\u00eb me vete \u00e7ant\u00ebn e parave q\u00eb kishte me vete grupi, dhe ndonj\u00ebher\u00eb vidhte monedha prej saj. Kur nj\u00eb grua e parfumosi Jezusin pak para dark\u00ebs s\u00eb fundit, Juda e kund\u00ebrshtoi, thot\u00eb Ungjilli i Gjonit.<\/p>\n<p>\u201cPse ai parfum nuk u shit, dhe parat\u00eb t\u2019i jepeshin t\u00eb varf\u00ebrve? Ishte paga e nj\u00eb viti\u201d. Ai nuk e tha k\u00ebt\u00eb sepse shqet\u00ebsohej p\u00ebr t\u00eb varfrit, por pasi ishte nj\u00eb hajdut, dhe si mbajt\u00ebs i \u00e7ant\u00ebs s\u00eb parave, ai merrte her\u00eb pas here para prej saj\u201d (Gjoni 12: 4-6).<\/p>\n<p>Vdekja e Jud\u00ebs<\/p>\n<p>Bibla, ka dy rr\u00ebfime t\u00eb ndryshme mbi m\u00ebnyr\u00ebn e vdekjes s\u00eb Jud\u00ebs. Ungjilli i Mateut, thot\u00eb se Juda u pendua q\u00eb e tradhtoi Jezusin, dhe u p\u00ebrpoq t\u2019i kthente mbrapsht 30 monedhat e argjendit q\u00eb kishte marr\u00eb. Tek Mateu 27: 3-5, Juda u thot\u00eb prift\u00ebrinjve dhe pleqve t\u00eb Sinodit:\u201dUn\u00eb kam m\u00ebkatuar, pasi kam tradhtuar nj\u00eb gjak t\u00eb pafajsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE \u00e7\u2019pun\u00eb kemi ne me k\u00ebt\u00eb?!- iu p\u00ebrgjigj\u00ebn ata, \u201cKjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia juaj!\u201d. N\u00eb k\u00ebto kushte, Juda i hodhi parat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tyre, dhe u largua i tronditur. Pak m\u00eb von\u00eb, u vet\u00ebvar n\u00eb nj\u00eb litar. Monedhat e argjendit, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb, q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt, nj\u00eb vend i quajtur Fusha e Gjakut.<\/p>\n<p>Veprat e Apostujve, p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim m\u00eb dramatik t\u00eb Jud\u00ebs, duke pretenduar se ai i p\u00ebrdori 30 monedhat e argjendit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb fush\u00eb, ku gjeti vdekjen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme. \u201cMe pages\u00ebn q\u00eb mori p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, Juda bleu nj\u00eb ar\u00eb, atje u rr\u00ebzua me kok\u00eb, trupi i tij u shqye, dhe t\u00eb gjitha zorr\u00ebt e barkut i dol\u00ebn jasht\u00eb, ajo ishte Fusha e Gjakut\u201d (Veprat 1:18-19). Nj\u00eb burr\u00eb me emrin Matias, e z\u00ebvend\u00ebsoi Jud\u00ebn si nj\u00eb nga 12 dishepujt, thuhet n\u00eb Veprat e Apostujve.<\/p>\n<p>Ungjilli i Jud\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006, revista \u201cNational Geographic\u201d publikoi \u201cUngjillin e Jud\u00ebs\u201d, nj\u00eb tekst t\u00eb shekullit III q\u00eb e p\u00ebrshkruan Jud\u00ebn m\u00eb pozitivisht. Ungjilli, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb dijetar\u00ebt e quajn\u00eb nj\u00eb tekst \u201capokrif\u201d (pa autor), dhe q\u00eb nuk u p\u00ebrfshi kurr\u00eb n\u00eb Bib\u00ebl. Tekste t\u00eb shumta apokrife, q\u00eb flisnin mbi Jezuin dhe jet\u00ebn e tij, u shkruan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e lasht\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si disa tekste t\u00eb lashta, Ungjilli i Jud\u00ebs \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn koptike. Teksti u p\u00ebrkthye nga nj\u00eb ekip studiuesish, q\u00eb punonin p\u00ebr \u201cNational Geographic\u201d. P\u00ebrkthimi sugjeron q\u00eb Jezusi i k\u00ebrkoi Jud\u00ebs, q\u00eb ta tradhtonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodhte ekzekutimi i tij.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrkthimit, Jezui i tha Jud\u00ebs:\u201dLargohu nga dishepujt e tjer\u00eb, dhe un\u00eb do t\u00eb t\u00eb them misteret e mbret\u00ebris\u00eb\u201d. Megjithat\u00eb, p\u00ebrkthimi i ekipit dhe interpretimi i tekstit, \u00ebsht\u00eb kritikuar nga studiues t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ejpr\u00ebll De Konik, drejtuese e departamentit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb Universitetin e Rajs n\u00eb Hjuston, SHBA, shkroi n\u00eb faqen e saj t\u00eb internetit, se teksti ka nj\u00eb num\u00ebr gabimesh n\u00eb p\u00ebrkthim, dhe se Ungjilli i Jud\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb \u201cparodi rreth \u201cdemonit\u201d Juda, i shkruar nga nj\u00eb grup t\u00eb krishter\u00ebsh gnostik\u00eb, q\u00eb ne i quajm\u00eb Sethian\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLive Science\u201d \u2013 Bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>By Owen Jarus Juda Iskarioti, \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm si nj\u00eb dishepull i Jezu Krishtit, t\u00eb cilin e tradhtoi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb shume parash. Nga 12 dishepujt e Jezusit, \u201cvet\u00ebm p\u00ebr Pjetrin flitet m\u00eb shum\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e Ungjillit, sesa mbi Jud\u00ebn\u201d, shkroi Uilliam Klasen n\u00eb librin e tij \u201cJuda:Tradhtar, apo mik i Jezusit?\u201d. Klasen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9509,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,14,15,18],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"By Owen Jarus Juda Iskarioti, \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm si nj\u00eb dishepull i Jezu Krishtit, t\u00eb cilin e tradhtoi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb shume parash. Nga 12 dishepujt e Jezusit, \u201cvet\u00ebm p\u00ebr Pjetrin flitet m\u00eb shum\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e Ungjillit, sesa mbi Jud\u00ebn\u201d, shkroi Uilliam Klasen n\u00eb librin e tij \u201cJuda:Tradhtar, apo mik i Jezusit?\u201d. Klasen [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-21T20:17:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1534\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"912\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508\",\"name\":\"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-21T20:17:50+00:00\",\"dateModified\":\"2019-04-21T20:17:50+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg\",\"width\":1534,\"height\":912},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"By Owen Jarus Juda Iskarioti, \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm si nj\u00eb dishepull i Jezu Krishtit, t\u00eb cilin e tradhtoi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb shume parash. Nga 12 dishepujt e Jezusit, \u201cvet\u00ebm p\u00ebr Pjetrin flitet m\u00eb shum\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e Ungjillit, sesa mbi Jud\u00ebn\u201d, shkroi Uilliam Klasen n\u00eb librin e tij \u201cJuda:Tradhtar, apo mik i Jezusit?\u201d. Klasen [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-04-21T20:17:50+00:00","og_image":[{"width":1534,"height":912,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"6 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508","name":"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg","datePublished":"2019-04-21T20:17:50+00:00","dateModified":"2019-04-21T20:17:50+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=9508"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg","width":1534,"height":912},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=9508#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Juda Iskarioti: Kush ishte dishepulli misterioz, q\u00eb e tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin me nj\u00eb puthje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",1534,912,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"18":{"name":"Shkenc\u00eb &amp; jet\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=18"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",300,178,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",305,181,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",400,238,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",600,357,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",1024,609,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",130,77,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Juda-Iskarioti.jpg",1534,912,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9508"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9508"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9508\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9510,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9508\/revisions\/9510"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9509"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}