{"id":8737,"date":"2019-04-14T19:28:55","date_gmt":"2019-04-14T17:28:55","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=8737"},"modified":"2019-04-14T19:28:55","modified_gmt":"2019-04-14T17:28:55","slug":"xhevat-lloshi-personalitet-i-kultures-dhe-i-gjuhesise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737","title":{"rendered":"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga prof. Mehmet \u00c7eliku<\/strong><\/p>\n<p>Konferenca shkencore, q\u00eb i kushtohet nderimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb pr. Xh. Lloshit, nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur, sidomos p\u00ebr faktin se ajo organizohet n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij me pjes\u00ebmarrjen e specialist\u00ebve bashk\u00ebkohor\u00eb, t\u00eb koleg\u00ebve, t\u00eb miqve e t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt e njohin mir\u00eb dhe q\u00eb shpalosin sot, me objektivitet dhe respekt, vler\u00ebsimet dhe opinionet e tyre. Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre shok\u00ebve e miqve jam edhe un\u00eb: n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi kryer studimet n\u00eb UT, ai p\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi ruse, un\u00eb p\u00ebr gjuh\u00eb let\u00ebrsi shqipe, q\u00eb t\u00eb dy, pas studimeve, kemi pasur fatin t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku, p\u00ebr 13 vjet, n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb, ai n\u00eb sektorin e leksikografis\u00eb e leksikologjis\u00eb midis shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb njohur A. Kostallari, A. Krajni, P. Geci etj., un\u00eb n\u00eb sektorin e gramatik\u00ebs e t\u00eb dialektologjis\u00eb midis M. Domit, E. \u00c7abejt, S. Riz\u00ebs, S. Floqit etj.; bashk\u00eb kemi qen\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit Popullor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn 1992\u20131996; q\u00eb t\u00eb dy kemi pasur objekt studimi kryesor shqipen standarde, ai n\u00eb fush\u00ebn e leksikografis\u00eb e leksikologjis\u00eb, un\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e gramatik\u00ebs e t\u00eb dialektologjis\u00eb; t\u00eb dy kemi lektoruar si pedagog\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb UT; kemi shprehur mendimet tona n\u00eb shtyp p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb shkencave albanologjike, arsimore, p\u00ebr institucionet k\u00ebrkimore, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike etj.<\/p>\n<p>Veprimtaria k\u00ebrkimore e Xh. Lloshit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjer\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjuh\u00ebtar\u00ebt m\u00eb produktiv\u00eb me nj\u00eb varg studimesh origjinale dhe p\u00ebrkthimesh; midis botimeve t\u00eb tij p\u00ebrfshihen vepra, monografi, studime, shkrime, artikuj, kumtesa, referate, intervista, diskutime, botuar n\u00eb libra m\u00eb vete, fjalor\u00eb, tekste universitare, n\u00eb p\u00ebrmbledhje, n\u00eb revista shkencore, n\u00eb gazeta e kudo, brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn, Maqedonin\u00eb etj.; produktet shkencore t\u00eb tij jan\u00eb mir\u00ebpritur dhe vler\u00ebsuar, jan\u00eb botuar dhe ribotuar. Ai ka nj\u00eb pjes\u00ebmarrje aktive n\u00eb shum\u00eb konferenca shkencore komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb kontributet themelore t\u00eb Lloshit? Xhevat Lloshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga filolog\u00ebt me disa kontribute n\u00eb fush\u00eb t\u00eb studimeve gjuh\u00ebsore shqiptare. Midis t\u00eb tjerave vler\u00ebsohen sidomos kontributet e tij n\u00eb fush\u00ebn e leksikografis\u00eb e t\u00eb leksikologjis\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e stilistik\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, n\u00eb studimin e historis\u00eb s\u00eb l\u00ebvrimit t\u00eb shqipes s\u00eb shkruar dhe t\u00eb autor\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si K. Kristoforidhi, V. Meksi, S. Frash\u00ebri, Gj. Qiriazi etj., n\u00eb ndri\u00e7imin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb autor\u00ebve, albanolog\u00ebve e t\u00eb institucioneve, si Majeri, Nahtigali, Kavalioti, M. Bo\u00e7ari, t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Biblike t\u00eb Londr\u00ebs dhe t\u00eb drejtuesve t\u00eb saj, Aleksand\u00ebr Tomsoni etj.; ndihmesa ka Xh. Lloshi edhe n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebs standarde dhe t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs. Krahas k\u00ebtyre, ai ka arritje edhe n\u00eb p\u00ebrkthime veprash dokumentare e letrare nga gjuh\u00ebt e huaja, ka hartuar gjithashtu tekste shkollore parauniversitare. Lloshi ka drejtuar pun\u00ebn p\u00ebr hartimin \u2018e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar\u2019 dhe p\u00ebr dy vjet (1980\u20131982) drejtoi gazet\u00ebn letrare-artistike \u2018Drita\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb etj.<\/p>\n<p>Arritjet e Lloshit n\u00eb fushat e sip\u00ebrp\u00ebrmendura gjejn\u00eb pasqyrim n\u00eb k\u00ebto vepra kryesore:\u00a0<strong>Fjalor i Gjuh\u00ebs Shqipe\u00a0<\/strong>(1980),\u00a0<strong>Fjalor i emrave t\u00eb bim\u00ebve dhe t\u00eb kafsh\u00ebve (anglisht-shqip dhe shqip-latinisht-anglisht\u00a0<\/strong>(2016),\u00a0<strong>Njohuri p\u00ebr stilistik\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe\u00a0<\/strong>(1987, 194 ff.),\u00a0<strong>Stilistika e gjuh\u00ebs shqipe dhe Pragmatika<\/strong>(1999 ,350 ff.);\u00a0<strong>P\u00ebrkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G. Gjirokastritit<\/strong>,\u00a0<strong>1819\u20131827<\/strong>\u00a0(2012, 398 ff.),\u00a0<strong>Kristoforidhi p\u00ebrmes dokumentimit<\/strong>(2005, 410 ff.);\u00a0<strong>Rreth alfabetit t\u00eb shqipes<\/strong>\u00a0(2008, 321 ff.);\u00a0<strong>Mb\u00ebshtetje p\u00ebr gjuh\u00ebn letrare<\/strong>(1997, 158 ff.);\u00a0<strong>Shqipja gjuh\u00eb e hapur dhe dinamike<\/strong>, (2011, 327 ff.).<\/p>\n<p>Ja disa vlera thelb\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtyre veprave:<\/p>\n<p>Fjalori shpjegues shqip-shqip, 1980, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tri veprat kodifikuese madhore t\u00eb pasluft\u00ebs n\u00eb fush\u00eb t\u00eb leksikut, botuar nga Akademia e Shkencave, krahas Drejtshkrimit dhe Gramatik\u00ebs (q\u00eb t\u00eb tria k\u00ebto jan\u00eb vepra me bashkautor\u00eb); fjalor\u00ebt dygjuh\u00ebsh p\u00ebr bim\u00ebt e kafsh\u00ebt jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb leksikografin\u00eb e terminologjin\u00eb shqiptare. Mendime t\u00eb reja ka shprehur ai edhe n\u00eb fush\u00ebn e leksikologjis\u00eb p\u00ebr leksikun e shqipes standarde p\u00ebr huazimet etj.<\/p>\n<p>Lloshi n\u00eb dy librat universitare p\u00ebr stilistik\u00ebn ka hedhur bazat e nj\u00eb stilistike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shkencore bashk\u00ebkohore t\u00eb shqipes, deri m\u00eb sot unike n\u00eb llojin e vet, duke trajtuar konceptet themelore teorike t\u00eb stilistik\u00ebs si shkenc\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e stilet n\u00eb ve\u00e7anti; duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb parime teorike bashk\u00ebkohore, ai analizon qart\u00eb raportin gjuh\u00eb letrare \u2013 stilistik\u00eb, dallon\u00a0<strong>norm\u00ebn stilistike<\/strong>\u00a0nga norma letrare, mjetet gjuh\u00ebsore asnjan\u00ebse nga mjetet me ngjyrime stilistike, konstaton krijimin e\u00a0<strong>sistemit t\u00eb stileve<\/strong>\u00a0n\u00eb shqipe dhe e analizon at\u00eb n\u00eb kuadrin e gjuh\u00ebs letrare komb\u00ebtare. Ai dallon e formulon qart\u00eb\u00a0<strong>stilet ligj\u00ebrimore dhe stilet funksionale<\/strong>. Sistemi i stileve analizohet prej autorit n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb dh\u00ebnat teorike bashk\u00ebkohore dhe konsiderohet prej tij si nj\u00eb tregues zhvillimor i shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00eb arrin gjuha, n\u00eb rastin ton\u00eb shqipja e sotme letrare. Sistemi stilistik shihet prej tij si shfaqje themelore\u00a0<strong>e variacionit t\u00eb gjuh\u00ebs<\/strong>, duke e par\u00eb variacionin e gjuh\u00ebs n\u00eb kuadrin e sistemit stilistik. Sipas tij, shqipja e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi variantesh dhe gjuha standarde \u00ebsht\u00eb varianti themelor i gjuh\u00ebs p\u00ebr fushat e komunikimit publik, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr veprimtarin\u00eb shtet\u00ebrore, ekonomike, politike, shkencore, arsimore dhe kulturore. Pik\u00ebrisht thellimi n\u00eb studimet p\u00ebr stilistik\u00ebn e sidomos p\u00ebr leksikun e kan\u00eb shp\u00ebn\u00eb autorin n\u00eb konceptin e nj\u00eb gjuhe shqipe\u00a0<strong>t\u00eb hapur e dinamike<\/strong>\u00a0q\u00eb ka p\u00ebrpara sfida t\u00eb reja e q\u00eb rrjedh nga rrethanat e reja t\u00eb globalizmit, t\u00eb l\u00ebvizjeve, t\u00eb integrimit, t\u00eb hapjes e t\u00eb dygjuh\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb dukuri kjo jo vet\u00ebm e shqipes, por edhe e gjuh\u00ebve t\u00eb tjera. Mendoj se k\u00ebto koncepte kan\u00eb interes teorik e praktik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqipes standarde; her\u00eb-her\u00eb ato ting\u00ebllojn\u00eb si nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e standardit, ndoshta, edhe t\u00eb identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar. Un\u00eb e vler\u00ebsoj rrezikun asimilues t\u00eb ndikimeve t\u00eb huaja dhe n\u00eb rrethanat aktuale m\u00eb shum\u00eb parap\u00eblqej q\u00ebndrimin tradicional, purizmin, sigurisht jo t\u00eb skajsh\u00ebm, sesa vler\u00ebsoj huazimet si pasuri t\u00eb gjuh\u00ebs. Jemi nj\u00eb vend i vog\u00ebl, madje aktualisht jemi t\u00eb detyruar t\u00eb emigrojm\u00eb n\u00eb mas\u00eb, por kemi nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb me \u2018dygjuh\u00ebsit\u00eb e braktisura\u2019 shqip-turqisht, shqip-serbokroatisht, shqip-maqedonisht (kjo e fundit \u00ebsht\u00eb e pranishme edhe sot) etj.; shqipja \u00ebsht\u00eb e pasur me mjete t\u00eb shumta fjal\u00ebformuese p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur ndikimeve t\u00eb huaja leksikore. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, shkolla, sidomos e mesmja, me tekstet e gjuh\u00ebs duhet t\u2019i luftojn\u00eb huazimet leksikore t\u00eb panevojshme. T\u00eb ardhmen e kombit shqiptar gjithashtu e shoh me optimiz\u00ebm n\u00eb gjirin e BE, ku shqiptar\u00ebt pritet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar e m\u00eb t\u00eb lidhur e m\u00eb af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit; trevat shqiptare do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara ekonomikisht, emigracioni do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme t\u00eb BE, por m\u00eb i kufizuar n\u00eb num\u00ebr dhe jo i ngulitur e i p\u00ebrqendruar si gjer tani n\u00eb Greqi e Itali; gjithashtu kujdesi dhe mb\u00ebshtetja shtet\u00ebrore e shoq\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn pa dyshim do t\u00eb rriten e do t\u00eb fuqizohen nga forcat shkencore albanologjike t\u00eb bashkuara t\u00eb t\u00eb gjitha trevave shqiptare mbar\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb horizont tjet\u00ebr n\u00eb veprimtarin\u00eb k\u00ebrkimore t\u00eb studiuesit Xh. Lloshi hap\u00ebn hulumtimet e tij m\u00eb 1972 n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb arkivin e Shoq\u00ebris\u00eb Biblike Britanike dhe p\u00ebr Vendet e Huaja. Dor\u00ebshkrimet e dokumentet e gjetura prej tij studiuesi yn\u00eb i zellsh\u00ebm i studio, i p\u00ebrktheu, i publikoi dhe i botoi n\u00eb nj\u00eb seri veprash q\u00eb pritet t\u00eb arrijn\u00eb shifr\u00ebn 10, pun\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai i kushtoi rreth 30 vjet dhe q\u00eb e vazhdon edhe sot. Vajtja e Lloshit n\u00eb Lond\u00ebr ishte gj\u00eb e rrall\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn (un\u00eb at\u00ebher\u00eb thash\u00eb se Napoleoni nuk e kaloi La Manshin, Lloshi po); vajtja e tij n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, konsiderohet fat p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare dhe p\u00ebr Kristoforidhin e madh, figura e t\u00eb cilit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u ndri\u00e7ua plot\u00ebsisht si gjuh\u00ebtar, ideator e patriot i shquar i Rilindjes. Rezultoi q\u00eb Lloshi t\u00eb ishte njeriu i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer misionin.<\/p>\n<p>T\u00eb shohim m\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi disa mendime e teza t\u00eb Xh. Lloshit p\u00ebr shqipen standarde. Natyrisht, ai nuk \u00ebsht\u00eb i pari dhe i vetmi q\u00eb ka njohur, ka vler\u00ebsuar dhe ka mbrojtur shqipen standarde, por ka merit\u00ebn se n\u00eb vitin 1991 botoi shkrimin \u2018Kultura shqiptare p\u00ebrpara shqet\u00ebsimesh t\u00eb reja\u2019 (n\u00eb \u2018Sot\u2019, nr. 5, 6), q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebrin prej shtat\u00eb shkrimeve t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij \u2018Mb\u00ebshtetje p\u00ebr gjuh\u00ebn letrare\u2019, botuar 1997, 158 faqe. Lloshi doli me argumente shkencore n\u00eb mbrojtje t\u00eb gjuh\u00ebs letrare t\u00eb nj\u00ebsuar, duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Arshi Pip\u00ebs \u2018Politika gjuh\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste\u2019 (Nju-Jork,1989). Duke u nisur nga fakti se A. Pipa nuk ishte gjuh\u00ebtar, por antikomunist i flakt\u00eb (e, p\u00ebr pasoj\u00eb, \u00e7do arritje t\u00eb periudh\u00ebs komuniste moniste sipas tij duhej hedhur posht\u00eb) at\u00ebher\u00eb e kam konsideruar debatin me A. Pip\u00ebn si humbje kohe. Por sot nd\u00ebrhyrjen e Lloshit e shoh me vend, sepse vepra e botuar e Lloshit luajti nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb frenimin e jehon\u00ebs antistandard t\u00eb Pip\u00ebs.<\/p>\n<p>Sikurse gjuh\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe Xh. Lloshi ka shprehur mendime t\u00eb drejta p\u00ebr shqipen standarde; t\u00eb tilla jan\u00eb: \u00e7do popull i qytet\u00ebruar ka nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt letrare, gjuha standarde \u00ebsht\u00eb tipar themelor i kombit dhe i identitetit, gjuha e sotme letrare shqipe \u00ebsht\u00eb arritje e r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt e shqiptar\u00ebve dhe e kultur\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb fryt i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb disa brezave dijetar\u00ebsh, standardi pati mb\u00ebshtetjen e gjith\u00eb shqipfol\u00ebsve brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, n\u00eb trevat shqipfol\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb krijohen disa standarde etj. Tezat e njohura si\u00e7 jan\u00eb politizimi i skajsh\u00ebm, normativizimi i tepruar, ndalimi me urdh\u00ebr i variantit verior, nevoja p\u00ebr diskutimet e lira p\u00ebr standardin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i Drejtshkrimit jan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga Lloshi dhe nga t\u00eb tjer\u00eb studiues. Me emrin e Lloshit lidhen ve\u00e7an\u00ebrisht disa nga tezat e tij vetjake se gjuha standarde \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb e domosdoshme e shtetit shqiptar, t\u00eb cilit ajo i sh\u00ebrben, se gjuha letrare \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb, se shqipja standarde ka dy faktor\u00eb, norm\u00ebn dhe variacionin, se variacioni \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm dhe i nevojsh\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e gjuh\u00ebs, se gjuha standarde e ka pasuruar shqipen, i ka shtuar variacionet e pasurin\u00eb dhe ka thithur pasurit\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb kam kund\u00ebrshtuar e kritikuar nj\u00eb tez\u00eb t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb Lloshit dhe t\u00eb B. Becit lidhur me perspektiv\u00ebn m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb standardit; k\u00ebta autor\u00eb ia l\u00ebn\u00eb port\u00ebn hapur \u201catyre ndryshimeve q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin drejt nj\u00eb varianti me baz\u00eb popullore, gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d! (M. \u00c7,\u00a0<em>\u00c7\u00ebshtje t\u00eb shqipes standarde,<\/em>\u00a0ff. 285). Por m\u00eb von\u00eb Lloshi ka pranuar se \u201cnuk q\u00ebndron asgj\u00ebkundi kinse argumenti, se standardi duhet t\u00eb jet\u00eb sipas shumic\u00ebs numerike t\u00eb fol\u00ebsve\u201d (Xh. Ll.,\u00a0<em>Si po p\u00ebrdoret standardi<\/em>, f. 324).<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet e Lloshit, \u00c7elikut si edhe t\u00eb disa studiuesve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht a pjes\u00ebrisht edhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje gjuh\u00ebsore konkrete, si\u00e7 jan\u00eb: shkrimi i emrave t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm prej gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, ku si zgjidhje sugjerohet q\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e par\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb tekst edhe trajta e shqiptimit shqip sa m\u00eb af\u00ebr origjinalit (e para n\u00eb radh\u00eb) edhe trajta e shkruar origjinale (kjo e futur n\u00eb kllapa vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb fillim); n\u00eb vazhdim t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm trajta e shqiptimit shqip; pajtohem me Lloshin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shkronj\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl n\u00eb emrat e muajve n\u00eb data etj.; p\u00ebr drejtshkrimin me\u00a0<em>u<\/em>\u00a0dhe jo me\u00a0<em>v<\/em>\u00a0n\u00eb fjal\u00eb si\u00a0<strong>Europ\u00eb<\/strong>\u00a0etj., q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar edhe nga K\u00ebshilli Nd\u00ebrakademik. Lloshi si p\u00ebrkthyes i rangut profesionist, nga p\u00ebrvoja e tij ngren\u00eb probleme p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shkronjave n\u00eb titujt, p\u00ebr shenjat e pik\u00ebsimit n\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e drejt\u00eb etj.; ai b\u00ebn thirrje p\u00ebr rivendosjen e prestigjit t\u00eb gjuh\u00ebs standarde, p\u00ebr njohje t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, t\u00eb cilat, nd\u00ebr t\u00eb tjera, do t\u00eb kufizonin v\u00ebrshimin e huazimeve etj.<\/p>\n<p>Si shpjegohen k\u00ebto arritje t\u00eb Xh. Lloshit? Faktor\u00ebt mund t\u00eb radhiten n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:\u00a0<strong>puna intensive<\/strong>\u00a0<strong>dhe entuziaste<\/strong>\u00a0e nj\u00eb njeriu t\u00eb palodhur dhe optimist p\u00ebr t\u00eb arritur gjith\u00e7ka t\u00eb mundshme n\u00eb fush\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor;\u00a0<strong>njohja e mir\u00eb dhe sidomos shfryt\u00ebzimi me frytshm\u00ebri i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja<\/strong>\u00a0q\u00eb nga gjetja e l\u00ebnd\u00ebs teorike e hulumtimi i dokumenteve (rusisht, anglisht, fr\u00ebngjisht, italisht etj.), duke vazhduar tradit\u00ebn familjare n\u00eb zot\u00ebrimin e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja;\u00a0<strong>mpreht\u00ebsia intelektuale<\/strong>\u00a0e\u00a0<strong>vet\u00ebbesimi n\u00eb mendimin e tij<\/strong>\u00a0dhe t\u00eb p\u00ebrshtaturit e karakterit t\u00eb tij n\u00eb komunikim e bashk\u00eblidhje me njer\u00ebzit dhe shoqatat;\u00a0<strong>buz\u00ebqeshja e fatit p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e arkivave jasht\u00eb vendit,\u00a0<\/strong>ku ai p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb siguroi l\u00ebnd\u00ebn faktike, thesarin e Shoq\u00ebris\u00eb Biblike Britanike, aq i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar ngjarje me ndikime t\u00eb forta n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e kombit ton\u00eb;\u00a0<strong>aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur e p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar mjetet elektronike t\u00eb komunikimit<\/strong>\u00a0n\u00eb t\u00eb gjitha etapat e pun\u00ebs k\u00ebrkimore. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, kan\u00eb ndikuar jo pak edhe vendet e pun\u00ebs: em\u00ebrimi n\u00eb pun\u00eb si punues shkencor n\u00eb qendr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebrkimore t\u00eb shkencave albanologjike t\u00eb vendit, si\u00e7 ishte Instituti i Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe i Let\u00ebrsis\u00eb, drejtues i Fjalorit Enciklopedik dhe kryeredaktor i gazet\u00ebs \u2018Drita\u2019, q\u00eb i hap\u00ebn horizontet kulturore, angazhimi i kufizuar i tij n\u00eb fush\u00eb t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies e arsimit dhe pozicionimi i tij p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb n\u00eb poste drejtuese zyrtare a politike, duke e rritur duksh\u00ebm koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte me interes t\u00eb shtonim k\u00ebtu edhe disa \u00e7\u00ebshtje konkrete t\u00eb diskutuara e t\u00eb publikuara prej prof. Xhevat Lloshit, prej meje si dhe nga disa koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pa dyshim, ato nuk lidhen direkt me gjuh\u00ebn, por po t\u00eb zgjidhen drejt dhe t\u00eb vihen n\u00eb jet\u00eb, do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb kultur\u00ebs, shkenc\u00ebs, arsimit komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi si edhe gjuh\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti. Ja disa prej tyre:<\/p>\n<p>\u2013\u00a0<strong>T\u00eb miratohet nga Kuvendi<\/strong>\u00a0<strong>nj\u00eb ligj p\u00ebr mbrojtjen e shqipes standarde<\/strong>\u00a0<strong>nga shteti<\/strong>. Ky ligj shum\u00eb i nevojsh\u00ebm, i propozuar, por, p\u00ebr \u00e7udi, i zvarritur dhe i pamiratuar deri m\u00eb sot, do t\u00eb shoq\u00ebrohet me aktet n\u00ebnligjore p\u00ebrkat\u00ebse. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Ligji p\u00ebr gjuh\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr shqipen standarde, duke e par\u00eb gjuh\u00ebn si tipar themelor t\u00eb kombit, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs, n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb media, n\u00eb radio-televizione e gazeta, n\u00eb administrat\u00eb e institucione shtet\u00ebrore; ligji p\u00ebr gjuh\u00ebn do t\u00eb rris\u00eb duksh\u00ebm kujdesin p\u00ebr t\u00eb: \u00e7do institucion shtet\u00ebror, administrativ e mediatik do t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb redaktor gjuh\u00ebsor n\u00eb mbrojtje t\u00eb normave gjuh\u00ebsore; n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij ligji do t\u00eb rishikohen tekstet shkollore, planet e programet e l\u00ebnd\u00ebve gjuh\u00ebsore n\u00eb shkoll\u00eb; do t\u00eb shtohet kujdesi p\u00ebr gjuh\u00ebn n\u00eb kopshte e \u00e7erdhe, do t\u00eb m\u00ebsohet m\u00eb mir\u00eb l\u00ebnda e gjuh\u00ebs n\u00eb shkolla parauniversitare, do t\u00eb m\u00ebsohet gjuha shqipe si l\u00ebnd\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e ndar\u00eb nga let\u00ebrsia n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat e mesme, do t\u00eb zgjerohet shtrirja e l\u00ebnd\u00ebve gjuh\u00ebsore themelore n\u00eb deg\u00ebt e m\u00ebsuesis\u00eb t\u00eb universiteteve, do t\u00eb m\u00ebsohet shqipja standarde n\u00eb disa universitete jofilologjike, do t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemi i provimeve t\u00eb konkurrimit p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb etj.<\/p>\n<p>\u2013\u00a0<strong>T\u00eb reformohet Akademia e Shkencave<\/strong>\u00a0p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb institucion k\u00ebrkimor shkencor aktiv dhe johonorifik. Sipas meje, AShSh, e financuar nga shteti tashti p\u00ebr tashti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste, m\u00eb von\u00eb niveli i financimit do t\u00eb rritej, fillimisht do t\u00eb p\u00ebrmbante n\u00eb struktur\u00ebn e saj dy institute k\u00ebrkimore:\u00a0<em>Qendr\u00ebn e Shkencave Albanologjike dhe Qendr\u00ebn e Shkencave t\u00eb Aplikuara<\/em>, p\u00ebrkat\u00ebsisht me rreth 45 dhe 25 punues k\u00ebrkimor\u00eb. Qendra e pare e Shkencave Albanologjike ngrihet n\u00eb funksion t\u00eb interesave komb\u00ebtare; ajo do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb minisektor\u00eb p\u00ebr leksikun, p\u00ebr gramatik\u00ebn e kultur\u00ebn e gjuh\u00ebs, p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, arkeologjin\u00eb, etnografin\u00eb etj. Qendra e dyt\u00eb e Shkencave t\u00eb Aplikuara ngrihet n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb sh\u00ebndetit etj., p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nga jasht\u00eb e p\u00ebr t\u00eb zbatuar n\u00eb vend arritjet bashk\u00ebkohore; kjo qend\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb gjirin e saj specialist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur nga fushat e bujq\u00ebsis\u00eb, mjek\u00ebsis\u00eb, mineralogjis\u00eb e naft\u00ebs, gjeologji-gjeodezis\u00eb, hidraulik\u00ebs, hidroenergjis\u00eb-hidrocentraleve, ekonomis\u00eb etj. Akademia e Shkencave Shqiptare (AShSh) do t\u00eb hartonte e miratonte Ligjin e Shkencave, do t\u00eb planifikonte e do t\u00eb hartonte strategjin\u00eb e pun\u00ebs shkencore, do ta udh\u00ebhiqte dhe kontrollonte k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn shkencore t\u00eb detyrueshme q\u00eb do t\u00eb kryhet n\u00eb universitetet publike e private. AShSh duhet t\u00eb ngrej\u00eb her\u00eb pas here komisione studimore dhe vendimmarr\u00ebse p\u00ebr zgjidhjen e detyrave t\u00eb planifikuara. AShSh nuk mund t\u00eb drejtohet nga partiak\u00eb, politikan\u00eb a njer\u00ebz q\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre me veprimtari k\u00ebrkimore shkencore. Ta organizojm\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e specifik\u00ebn e vendit dhe t\u00eb kombit dhe me nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr sot e n\u00eb perspektiv\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb reformohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt. Reformimi i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos u lihet n\u00eb dor\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb paaft\u00eb, interesave t\u00eb ngushta dhe eksperimenteve, por t\u00eb kryhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb vendit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs son\u00eb dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Gjuha shqipe t\u00eb vendoset si l\u00ebnd\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat e mesme<\/strong>\u00a0me tekste t\u00eb reja, hartuar sipas nj\u00eb plani e programi t\u00eb miratuar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Gjuha shqipe, gjuha e huaj, si dhe nj\u00eb l\u00ebnde speciale<\/strong>\u00a0n\u00eb p\u00ebrputhje me profilin e deg\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar, t\u00eb jen\u00eb tri l\u00ebnd\u00ebt kryesore n\u00eb konkurset p\u00ebr studimet e larta universitare.<\/p>\n<p><strong>\u2013 T\u00eb ribotohen Drejtshkrimi\u00a0<\/strong>(1973) n\u00eb nj\u00eb variant t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar me shum\u00eb pak ndryshime; t\u00eb ribotohen\u00a0<strong>Rregullat e Pik\u00ebsimit<\/strong>\u00a0(2002) gjithashtu me fare pak ndryshime dhe\u00a0<strong>Fjalori Drejtshkrimor<\/strong>\u00a0(1976) n\u00eb zbatim (reflektim) t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve.<\/p>\n<p><strong>\u2013 T\u00eb hartohet nj\u00eb fjalor terminologjik gjuh\u00ebsor shpjegues i shqipes<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>\u2013 T\u00eb hartohet nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr shkenc\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare: Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal I Zi.<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me produktet shkencore t\u00eb Prof. Xh. Lloshit, m\u00eb lejoni t\u00eb shtoj edhe disa sugjerime:<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr kontributet e Lloshit dhe t\u00eb studiuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb planifikohen nga departamentet e universiteteve sipas fushave tema disertacionesh t\u00eb cikleve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat do t\u00eb studiohen nga masterist\u00ebt e doktorant\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb hartohet nga vet\u00eb Lloshi nj\u00eb Curriculum Vitae dhe nj\u00eb Bibliografi m\u00eb e plot\u00eb, m\u00eb e sakt\u00eb, me kritere t\u00eb tjera e jo vet\u00ebm sipas viteve, ku t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrkthimet t\u00eb ndahen ve\u00e7an nga produktet e tij origjinale, ku ribotimet stereotipe t\u00eb mos figurojn\u00eb si z\u00eb m\u00eb vete.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb projektohet e t\u00eb realizohet nj\u00eb botim i plot\u00eb dhe pa p\u00ebrs\u00ebritje i vepr\u00ebs origjinale t\u00eb Xh. Lloshit; nj\u00eb seri tjet\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte botimi i dokumenteve t\u00eb zbuluara deri tani, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb studiuara e ato t\u00eb p\u00ebrkthyera nga autori.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenca t\u00eb tilla zakonisht nuk flitet p\u00ebr t\u00eb meta a p\u00ebr kritik\u00eb ndaj jubilarit. Prandaj k\u00ebtu do t\u00eb sugjeroj vet\u00ebm ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb karakterit redaksional: Xh. Lloshi n\u00eb pun\u00ebt e tij ta inkuadroj\u00eb m\u00eb mir\u00eb kontributin vetjak n\u00eb kuadrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u00e7ka do t\u00eb ndihmoj\u00eb lexuesin dhe vet\u00eb autorin; n\u00eb botimet e tij shkencore ai duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i sakt\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7do rast sh\u00ebnime t\u00eb plota orientuese e sqaruese, dhe t\u00eb mos jet\u00eb i kursyer n\u00eb citime e bibliografi; gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij krijuese ka parap\u00eblqyer shum\u00eb artikujt e p\u00ebrmbledhjet me artikuj, intervista etj., por edhe k\u00ebto produkte shkencore shum\u00eb t\u00eb vlefshme mund t\u00eb shoq\u00ebrohen me sh\u00ebnime orientuese p\u00ebr arritjet e m\u00ebparshme, p\u00ebr t\u00eb evidentuar m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrfundimet e reja vetjake etj. Ana teknike e botimeve t\u00eb produkteve t\u00eb Lloshit mund t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb; e kam fjal\u00ebn p\u00ebr munges\u00ebn e sh\u00ebnimeve n\u00eb disa ribotime (jepet vet\u00ebm viti i botimit, por mungojn\u00eb sh\u00ebnimet sqaruese n\u00ebse botohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb apo jo, n\u00ebse ribotimi i fundit ka p\u00ebsuar ndryshime, etj.); ndonj\u00eb kritik\u00eb e autorit ting\u00ebllon ndonj\u00ebher\u00eb e ashp\u00ebr e mohuese e skajshme (k\u00ebshtu, nuk e shoh t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin kritik t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb tij dhe jo vet\u00ebm t\u00eb tij, kund\u00ebr mbar\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb K\u00ebshillit Nd\u00ebrakademik); n\u00eb ndonj\u00eb rast mund t\u00eb shtohej kujdesi n\u00eb redaktim; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit po jap p\u00ebr ilustrim nja dy shembuj: n\u00eb librin \u2018<em>Bibliografia dhe Shkrime p\u00ebr prof. dr. Xhevat Lloshin<\/em>\u2019, Tiran\u00eb, 2018, fragmente t\u00eb t\u00ebra (paragraf\u00eb e faqe) t\u00eb shkrimit t\u00eb studiueses s\u00eb njohur kosovare Shefkije Islamaj \u2018Tekst me p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb e praktik Xhevat Lloshi \u2013 Stilistika dhe pragmatika\u2019, Toena, Tiran\u00eb 1999, jan\u00eb marr\u00eb e p\u00ebrs\u00ebriten fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb edhe n\u00eb artikullin \u2018Vep\u00ebr me interes dhe me p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb\u2019 f. 233-277; un\u00eb e kuptoj se p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb caktuara kjo edhe mund t\u00eb ndodh\u00eb, por e gjej pa vend riprodhimin mekanik pa referimet p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb librin kushtuar 80-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Prof. Xh. Lloshit.<\/p>\n<p>Shokun dhe mikun tim t\u00eb nderuar, prof. Xhevat Lloshin, e uroj nga zemra p\u00ebr pun\u00ebn e gjer\u00eb e me shum\u00eb vler\u00eb kushtuar shkencave albanologjike e kultur\u00ebs shqiptare dhe, duke i uruar jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e vepra t\u00eb reja, shpreh bindjen time se kontributet e tij do t\u00eb vler\u00ebsohen edhe m\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(kumtes\u00eb e mbajtur n\u00eb Institutin Albanologjik- Prishtin\u00eb)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga prof. Mehmet \u00c7eliku Konferenca shkencore, q\u00eb i kushtohet nderimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb pr. Xh. Lloshit, nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur, sidomos p\u00ebr faktin se ajo organizohet n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij me pjes\u00ebmarrjen e specialist\u00ebve bashk\u00ebkohor\u00eb, t\u00eb koleg\u00ebve, t\u00eb miqve e t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8738,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[16,14,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga prof. Mehmet \u00c7eliku Konferenca shkencore, q\u00eb i kushtohet nderimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb pr. Xh. Lloshit, nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur, sidomos p\u00ebr faktin se ajo organizohet n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij me pjes\u00ebmarrjen e specialist\u00ebve bashk\u00ebkohor\u00eb, t\u00eb koleg\u00ebve, t\u00eb miqve e t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-14T17:28:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"905\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"395\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737\",\"name\":\"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png\",\"datePublished\":\"2019-04-14T17:28:55+00:00\",\"dateModified\":\"2019-04-14T17:28:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png\",\"width\":905,\"height\":395},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga prof. Mehmet \u00c7eliku Konferenca shkencore, q\u00eb i kushtohet nderimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb pr. Xh. Lloshit, nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur, sidomos p\u00ebr faktin se ajo organizohet n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij me pjes\u00ebmarrjen e specialist\u00ebve bashk\u00ebkohor\u00eb, t\u00eb koleg\u00ebve, t\u00eb miqve e t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-04-14T17:28:55+00:00","og_image":[{"width":905,"height":395,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"20 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737","name":"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png","datePublished":"2019-04-14T17:28:55+00:00","dateModified":"2019-04-14T17:28:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=8737"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png","width":905,"height":395},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8737#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Xhevat Lloshi, personalitet i kultur\u00ebs dhe i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",905,395,false]},"categories_names":{"16":{"name":"Gjuh\u00ebsi","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=16"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",300,131,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",305,133,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",400,175,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",600,262,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",905,395,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",130,57,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Xhevati-foto.png",905,395,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8737"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8737"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8737\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8739,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8737\/revisions\/8739"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}